FILIPINE - Në ishullin e Mindanaos në Filipine gjendet lumi Hinatuan. Me ujëra të qeta blu, palma dhe pishina me gurë, ky lumë është vërtet një parajsë në tokë. Por, një nga veçoritë e këtij lumi, përveç ngjyrës së ujit, është fakti se ai nuk ka një burim prej nga fillon rrjedhja e tij.

Duke qënë se është shumë afër me detin, besohet se lumi është krijuar nga uji i detit, që rrjedh nëpër tunele dhe shpella të gjata të nëndheshme, për të dalë në sipërfaqe pikërisht në këtë vend. Disa vende të këtij lumi janë 15 metra të thella.

Për disa të tjerë, ky lumë është krijuar nga zanat dhe pikërisht prej kësaj dhe veçorive të lartëpërmendura, ai marrë emrin "Lumi i magjepsur".

Lumi Hinatuan konsiderohet si një nga vendet më tërheqës e më të bukur për turistët në Filipine. Me shumëllojshmëri peshqish dhe krijesa të tjera që jetojnë në thellësinë e ujërave të tij, ai është i populluar nga zhytësit dhe eksploratorët.

Por, edhe ata që nuk e kanë shumë qejf notin, mund të admirojnë pamjen nën hijen e palmave përreth tij.

filipine
(Lumi Hinatuan në Filipine)

Redaksia online
(e.d/arsh/shqiptarja.com)