Deklarata e pak ditëve më parë e ambasadorit të ri amerikan në Shkup, Xhes Bejli gjatë seancës dëgjimore para Senatit amerikan se në Maqedoni jetojnë sllavë dhe shqiptarë është një keqkuptim i dalë nga një raportim i varfër dhe i pasaktë i gazetarëve.
Ky ishte shpjegimi i ambasadorit në largim Poll Uollers. Sipas tij nuk ka ndonjë ndryshim në politikën e qeverisë amerikane lidhur me etnicitetin dhe identitetin e popujve që jetojnë në Maqedoni.
“Mendoj se e gjithë kjo polemikë, nëse duam ta quajmë kështu, është si fatkeqe ashtu edhe një keqkuptim. Është rezultat i një keqkuptimi dhe i një raportimi të varfër dhe të pasaktë. Ajo çfarë ambasadori Bejli tha në seancën dëgjimore javën e kaluar ishte... ai nuk shprehu qëndrim për etnicitetin apo identitetin, duke iu përgjigjur ndonjë pyetje. Pyetja kishte të bënte vetëm me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, ai iu përgjigj asaj pyetje duke ritheksuar përsëritjen e pyetjes... ai nuk shprehu qëndrim, as që kishte madje për qëllim të shprehte qëndrim. Nuk ka qëndrim të ndryshuar në politikën e qeverisë amerikane për etnicitetin apo identitetin. Nuk ke ç’bën që disa njerëz përmes keqkuptimeve tentojnë të krijojnë diçka”, tha Poll Uolers, ambasador në largim i SHBA-ve në Maqedoni.
Edhe pse nuk u theksua për një notë proteste zyrtare, Ministria e Jashtme e Maqedonisë e thirri në pyetje dje zv/ambasadorin amerikan Barton Putney, për të reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të sapoemëruar Xhes Bejli. Sipas Ministrisë së Jashtme emërtimi i tillë vë në pikëpyetje çështjen e identitetit dhe i fyen ndjenjat e popullit maqedonas.
Ja çfarë deklaroi ambasadori i sapoemëruar amerikan në Shkup, Xhes Bejli
Në strukturën e shoqërisë maqedonase ka më shumë se sa vetëm sllavë dhe shqiptarë. Ka turq, romë dhe të tjerë; dhe kjo është një ‘mikro’ mënyrë për pasurinë e Ballkanit, dhe të bashkohet e gjithë kjo popullatë në një të ardhme të përbashkët. Mendoj se SHBA-ja mund të luajë një rol të rëndësishëm për shkak të historisë dhe vlerave të saj”, tha Xhes Bejli, ambasador i sapoemëruar i SHBA-se në Maqedoni.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com