"Mariah Carey, shtriga që nuk paguan
një qindarkë për motrën e sëmurë"

"Mariah Carey, shtriga që nuk paguan<br />një qindarkë për motrën e sëmurë"
Vëllai i madh i Mariah Carey ka sulmuar divën e muzikës live në television, duke e quajtur ‘një shtrigë të ligë’, pasi kjo e fundit refuzon të paguajë trajtimin mjekësor të së motrës që është në gjendje kritike për jetën. 41-vjeçari e quajti Mariah ‘të pashpirt’, që nuk pranon të ndihmojë financiarisht motrën e tyre Alison, që përveçse është e infektuar me HIV, i duhet të kryejë një ndërhyrje emergjente në tru dhe shpinë.

Morgan Carey foli për situatën e vështirë të motrës së tyre në emisionin “The Sun on Sunday”, ku rrëfeu se këngëtarja 45-vjeçare i ka injoruar dhe beson se ‘bota rrotullohet rreth saj’. Mariah Carey renditet tek personazhet më të paguara, me një pasuri prej 520 milion dollarësh dhe prej pak kohësh është fejuar me miliarderin James Packer.

Motra 54-vjeçare e Carey, Alison, më parë ka punuar si prostitutë dhe u detyrua t’i nënshtrohej një regjimi tjetër pas ii shpëtoi vdekjes përpara një viti. Megjithatë operacioni në tru dhe shtyllën kurrizore është ende i nevojshëm. Vëllai i saj Morgan i bëri një thirrje publike: “Motra jote po vdes dhe po lufton dhe ku je ti? Mendon se je e mrekullueshme, por je një shtrigë”.

Ai pohoi se i ka qëndruar pranë Alison gjatë kësaj kohe, dhe fluturoi nga Italia ku edhe jeton, për ta parë, me frikën se do të vdiste, por Mariah sipas tij nuk e ka vizituar kurrë në spital. Morgan këmbënguli në deklaratën e tij se Mariah shpenzon më shumë për kujdesin ndaj kafshëve të saj shtëpiake, sesa për motrën e saj që vuan. Alison, nënë e 4 fëmijëve, ngeli shtatzënë për herë të parë në moshën 15-vjeçare, i hyri prostitucionit ku edhe krijoi varësinë ndaj drogës.

Ajo dhe Mariah Carey nuk flasin më qysh prej një konflikti shumë të madh në vitin 1994.
mariah carey
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'