"Masat shtrënguese ndaj biznesit
nuk i shërbejnë garës me rajonin"

"Masat shtrënguese ndaj biznesit<br />nuk i shërbejnë garës me rajonin"
TIRANE- Megjithëse mbështet aksionin e Qeverisë për formalizimin e ekonomisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, sheh me shumë shqetësim ashpërsimin e skajshëm të ndëshkimeve ndaj bizneseve, të cilat mund të japin efekte të padëshiruara, siç mund të jenë falimentimi apo mbyllja e sipërmarrjeve. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, kreu i saj, Nikolin Jaka, thotë se masat ndëshkuese ndaj bizneseve me shkelje përgjatë reformës duhet të jenë minimale.

Në analizën e tij, Jaka thekson se biznesi reagoi mjaft pozitivisht ndaj aksionit gjë që pasqyrohet nga regjistrimi i rreth 28 mijë bizneseve, ndërkohë që përqasja ndaj reformës është përkeqësuar me ashpërsimin e masave ndëshkuese nga ana e Qeverisë. Një tjetër pikë e dobët e reformës, sipas Jakajt, është performanca e administratës fiskale e cila lë shumë për të dëshpëruar, si në integritetin moral, ashtu edhe në atë profesional.
 
Pikësëpari, Dhoma e Tregtisë ka mbështetur dhe do ta mbështesë aksionin për formalizimin e ekonomisë. Kemi vlerësuar mjaft pozitivisht përqasjen e biznesit ndaj aksionit: po përmend që vetëm gjatë ditëve të para rreth 28 mijë pranuan nismën për formalizimin e ekonomisë duke u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Njoftimi që ‘alarmoi’ zjarrfikëset e Fierit, futen në apartament me shkallë emergjence

VIDEOLAJM/ Njoftimi që ‘alarmoi’ zjarrfikëset e Fierit, futen në apartament me shkallë emergjence