Quhet ‘Muri i madh i vaginës’ dhe është vepra e artit e skulptorit Jamie McCartney, e shfaqur në ekspozitën “Skin Deep” në Londër. Është vërtet një ‘mur’ i ndërtuar nga 400 lloje të ndryshme organesh gjenitale femërore.
Objektivi i artistit është të bëjë femrat të kuptojnë se nuk ekziston një vaginë ideale, të gjitha janë të ndryshme dhe unike. Për të shpjeguar veprën e tij, Jamie McCartney tha:
“Doja që punimet të flisnin vetë. Ishte e nevojshme që të vendosja sa më shumë figura që të ishte mundur pranë njëra-tjetrës, kështu ndryshimet do të ishin të dukshme. Është një mënyrë për të rrëzuar iluzionet e pornografisë. Organet gjenitale, nëse vendosen jashtë kontekstit të trupit të njeriut nuk janë aspak seksi dhe kur janë të shumtë në numër, aq më shumë zbehet impakti i tyre seksual. Përpos të tjerave edhe punimet tërësisht të bardha eleminojnë çdo dallim racial.”

Për të realizuar këtë vepër arti, skulptorit i janë dashur plot 4 vite: koha e mjaftueshme për të gjetur 400 femra të gatshme për të ofruar organet e tyre gjenitale si model. Mes ‘vaginoplastikës’ dhe trajtimeve të bukurisë për organet gjenitale femërore, janë të shumta në numër femrat e vetëdijshme për defektet e tyre.
E vërteta është se femrat që besojnë se ‘kanë një vaginë të shëmtuar’ e kanë problemin psikologjik dhe një problem i tillë shfrytëzohet nga kirurgët për të mbushur xhepat e tyre. Mes të tjerash, ‘Muri i vaginave’ ndihmon për të hequr dorë nga stereotipet e krijuar nga filmat pornografikë.
Më poshtë keni një video argëtuese që ju mëson gjithçka që mund të bëni me vaginën tuaj. Kush janë më të fuqishëm tani?
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA