TIRANË - Ministrja e Shtetit për Inovacionin Milena Harito ka riftuar partitë opozitare që të diskutojnë sëbashku ligjin e pazbatueshëm “Për nëpunësin civil” dhe ta miratojnë atë sërish me konsensus.
 
Në një konferencë për mediat, Harito tha se “Ky ligj i votuar me konsensus duhet të bëhet i zbatueshëm; për këtë arsye, rruga që ne kemi gjetur, është Akti Normativ.
 
Përveç kësaj, ai sigurisht që duhet të votohet në Kuvend përsëri me konsensus, që nuk është vetëm çështje numrash, ndaj ne keni nisur takimin me një pjesë të opozitës dhe sot,  Kryeministri i ka kërkuar takim edhe drejtuesve të tjerë të opozitës, nëse ata duan të bashkëpunojnë," - vuri në dukje Harito.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com).