"Nata e bardhë" në Gjirokastër me
festimet e "Koncert në gur"

"Nata e bardhë" në Gjirokastër me<br />festimet e "Koncert në gur"
GJIROKASTËR - “Natë e bardhë” në Gjirokastër. Këtë vit festa e përvitshme e Tiranës është zhvendosur në qytetin e gurtë, e titulluar ndryshe edhe “Koncert në gur”, që të kujton romanin "Kronikë në gur" të shkrimtarit të njohur me origjinë nga ky qytet, Ismail Kadare.
 
Siç na informon nga Gjirokastra drejtoresha e gazetës së përditshme “Shqiptarja.com”, Anila Basha "sot Gjirokastra është mbushur plot dhe i ngjan një feste të vërtetë".
 
Kanë ardhur me qindra vetë nga Tirana apo qytete të ndryshme, për t’iu përgjigjur ftesës së bashkisë së qytetit në bashkëpunim me deputetët e rinj të këtij qarku, për një "natë të bardhë".  
 
“Koncert në gur” ka filluar që paradite me ekspozita fotografie, pikture, simpoziume. Konkretisht në sheshin “Çerçiz Topulli” është çelur një ekspozitë fotografie, pikture, në shtëpinë e Zekatëve, një shtëpi mbi 100-vjeçare e mbrojtur nga UNESCO është mbajtur edhe një simpozium për mbrojtjen e Gjirokastrës, ku kanë referuar ish-drejtori i Institutit të Monumenteve, Artan Shkreli, studiuesi Artan Lame, Auron Tare, historiani Pëllumb Xhufi etj.  
 
Ndërsa në mbrëmje pritet një koncert në kala me muzike moderne dhe një natë e bardhë pa gjumë. “Do ta vazhdojmë këtë traditë”, premton Erjon Veliaj, deputeti i PS në Gjirokastër, një nga nismëtarërt e këtij aktiviteti, i cili ka ditë që fton në faqen e tij në Facebook gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë, që të nisen drejt Gjirokastrës. 'Madje pranë mesnatës ka postuar këto fjalë në Facebook: "Gjirokastra në flakë. Do ta bëjmë natën ditë vit për vit".
 
Të pranishëm janë deputetë të majtë që kanë fituar në Gjirokastër si Blendi Klosi nga PS apo Vangjel Tavo i LSI, por nuk shihet ai i djathtë, Genc Ruli. Sipas gazetares Basha, të gjithë të ardhurit kanë mbërritur me automjete vetjake, janë sistemuar pa problem në hotele, edhe pse presupozohet që sot ata ta gdhijnë përjashta.
 
SIMPOZIUMI: GJIROKASTRA NIS NË 1340, ME FAMILJEN E ZENEBISHTIT 
“Përfytyrimet popullore për Gjirokastrën s’janë fort të thelluara. Menjëherë na shkon mendja te Çerçizi, Enver Hoxha, Bule Naipi, Persefoni, Xhevat Avdalli për këngën gjirokastrite. Por ka një privilegj Gjirokastra. Ajo ishte me kështjellë”, ka nisur fjalën e tij në simpoziumin e sotshëm në Gjirokastër historiani, Pëllumb Xhufi, i cili pati një nga rrëfimet më interesante; atë për familjen e Zenebishtit.
 
Xhufi vijon rrëfimin historik, duke kujtuar se Gjirokastra përmendet për herë të parë në 1340, por edhe familja e parë gjirokastrite Zenebishtët në mes të shek. 14 del emri i tij dhe ka dhe rrugë në Gjirokastër. Ky Gjon Zenebishti mbante një titull të veçantë pas despotit. Pra, duket që ishte një personazh në kohën e bizantit. Ne kemi disa letra të shkruara nga Gjon Zenebishti, i cili kishte raporte të ngushta me shumë princa të tjerë shqiptarë.
 
Por edhe me familje të huaja; një motër e tij ishte martuar me një fisnik të Korfuzit. Dukej që ishte një njeri që pranohej kudo në oborrin bizantin. Djali apo nipi i tij, Alfonsi në 1456 në kohën e Zenebishtit ishin dëbuar, u kthye dhe u vunë në lidhje me Skënderbeun. Dhe mbreti i Napolit e pagëzoi dhe e quajti Alfons dhe i bëri dhe letër Skënderbeut për të.
 
"Unë kam gjetur edhe disa letra të Zenebishtëve, të fundit në arkivin e Venedikut që tregon se pavarësisht se këta u dëbuan, qëndruan në Korfuz dhe ktheheshin herë pas here. Ata gjenin rastin e duhur, që kur shihnin kryengritje ktheheshin. Thashë që shkuan deri në Çamëri. Zenebishët kishin sajadet, që e morën doket e Qefalonisë", thotë Xhufi.
 
Ai vijon me Gjonin, duke thënë për të, në 1421, ai shkruan një letër për Korfuzin. Ai zihej me Venedikun për kroportet. Dhe në këtë letër ai thotë: Ne mund të behemi miq, por hiq dore nga kriporet e sajaves, se janë buka ime. Kjo shtrirje e Zenebishteve zgjati gati 100 vjet duke pasur parasysh kthimet dhe i dha fytyre të veçantë të gjithë trevës.
 
"U krijua një zonë njësi etnografike e veçantë. Është një fenomen, që tregon sesa rol ka shteti. Dua të kujtoj se pak më sipër se Zenebishët ishin Muzakajt deri në Myzeqe. Unë gjykoj se ne duhet të njohim historinë tonë aq më shumë për Gjirokastrën vërtet me histori të lavdishme unë u ndala te Zenebishti, por këtu ka vazhduar qëndresë edhe pas pushtimit osman dhe ka pasur disa qendra që del ne dokumente vende kryengritësisht, që nuk nënshtroheshin. Këto të evidentohen".

GJIROKASTER
(Foto nga simpoziumi)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin