Sot, në demokraci, mijra banorë kanë ikur nga qyteti për shkak të mbylljes së fabrikave, mijra të tjerë kanë ardhur nga fshatrat përreth dhe, pas zgjedhjeve të ardhëshme vendore, që do të mbahen në muajin qershor, falë ndryshimeve në hartën e re administrative, Cërriku do të zgjerohet dhe do të shkojë në reth 50 mijë banorë.
Bën dimër I fortë. Bie shi dhe kamera e A1 Report sëbashku me Shqiptarja.com, qysh herët në mëngjes, fokusojnë një ditë nga jeta e një gruaje, që punon si infermiere në qendrën sociale, ose në shtëpizën “Jeta”, si degë e spitalit psikiatrik të Elbasanit dhe një vend, ku jetojnë në paqe 13 njerëz, ardhur këtu nga fshatra dhe qytete të ndryshme të vendit.
Mefa
Quhet Mefa Senja dhe është nënë e 4 fëmijëve. Shtëpiza “Jeta”, prej vitesh është për të simboli i punës me 13 gra dhe burra që, prej vitesh, vuajnë pasojat e sëmundjeve mendore dhe psikike dhe që vijnë nga familje të varfëra dhe në nevojë nga Cërriku, Elbasani, Kavaja, Tirana, Korça e ndonjë qytet tjetër. Ajo vjen përmes shiut me një çadër të zezë burrash, e shkund para shkallëve të ndërtesës dhe, ende pa vënë këmbët në sallonin e madh, i duhet të përshëndesë një grua rëeth të 50-tave, banore e kësaj shtëpie. Ajo i zgjat krahët, e mbështjell Mefën të gjithën në harkoren e gjoksit të saj të madh dhe i kërkon një cigare.
Një cigare, një cigare, aman një cigare... Mefa qesh, bën të çlirohet nga krahët e banores së veshur me një fustan të zi, me streçe po të zeza, me një bluzë të verdhë që feks nëpër ditën gri dhe me një shami në kokë. Të dyja bashkë hyjnë në sallon. Ajo buzëqesh dhe, pasi u flet burrave dhe grave, që ngrohen pranë një kaloriferi, ose kërkojnë me sy çfarë u mungon në shpirt, hyn fillimisht në zyrën e saj modeste. Mefa punon në këtë shtëpizë qysh prej 7 vjetësh si infermiere.
Dikur ajo mësoi dhe punoi në spitalin psikiatrik të Elbasanit dhe, kur mori vesh se në Cërrik do hapej një degë e atij spitali, erdhi këtu vullnetarisht, duke u bërë pjesë e një stafi të vogël prej 8 vetësh: dr. Ylli Muça, që sot është me shërmbim pune në spitalin psikiatrik të Elbasanit; Shpresa Tollumbi, kryeinfermiere dhe me një eksperiencë të gjatë pune në shëndetësi; 4 infermiere, që punojnë me sistem 3 turnesh dhe dy sanitare, një prej të cilave është Alma Saliasi, një grua edhe kjo e përkushtuar pas punës në shtëpizën Jeta.
Në dhomën ku punon Mefa bën pakëz ftohtë. Ajo zgjatet të marë kartelat e pacientëve, duke I kaluar me një vështrim të shpejtë të gjithave: Majlindës, nga Korça, Nevzatit nga Tirana, Prenës nga Fush Kruja, Bulies nga fshati Kuqan I Elbasanit, Mines nga Prrenjasi, Idajetit nga Kavaja, Ismetit po nga Tirana etj. Mbi të dhënat e paraqitura në kartela, Mefës I duhet të shkojë tash në dhomat e tyre dhe të kontrollojë gjendjen. Pasi shënon mbi karterlat e Idajetit dhe Bulies raportin javor, ilaçet, ecurinë e gjendjes dhe çfarë tjetër kanë lënë si detyrë dr.Ylli dhe kryeinfermiere Shpresa, Mefas ridel në sallon dhe, sëbashku me Almën, drejtohen tek dhomat e burrave fillimisht, mandej tek ato të grave.
Eh, disa ende flenë dhe Mefa, pasi u mbulon supet me jorgan dhe batanije, kontrollon zarfet e ilaçeve, kujdeset të ndërrojë ujët nëpër gota, sistemon rrobat e hedhura në këmbët e krevatëve, disa edhe p[oshtë, drejt e në dysheme dhe, e buzëqeshur, vetëm e buzëqeshur, shkon edhe në dhomat e grave. Gratë janë më të regullta dhe dhoma e Majlindës përshembull dhe e Dritës, ngjajnë si shtëpiza kukullash. Aty gjithçka ndrit nga pastërtia.
Në mure gratë kanë vendosur fotografi të ndryshme të pjestarëve të familjes dhe tufa lulesh nëpër vazo. Mefa thotë se Drita, nga Durrësi, është në gjendje disi të rënduar psikologjike, për rrethana kryesisht sociale, jo të familjes pra. Se ajo ka kryer dy fakultete, atë të ekonomisë dhe juridikun dhe se në shtëpizën “Jeta” ajo sillet krejt normalisht, si në familjen e saj. Por, hera-herës Dritës I përsëriten gjendjet e haluçinacioneve dhe kljo gjë ja rëndon sëtepërmi shëndetin.
Këtu, Mefa nuk harron të na shpjegojë, se qëllimi kryesor I shërbimit shëndetsor në shtëpizën “Jeta” është riaftësimi shëbdetsor, mendor dhe psikologjik I të sëmurëve. Të cilët, nuk mund të qëndrojnë aty pafundëesisht, me vite. Deri më tash, shton ajo, në këtë degë të spitalit psikiatrik të Elbasanit, janë kuruar mbi 100 pacientë dhe shumica prej tyre tash gëzojnë shëndet të mirë në shtëpitë e tyre. Ende pa mbaruar shënimet në kartelat e pacientëve, troket dera.
Në zyrë vjen Shpëtimi, djali I Mefës. Ai është një djalë I imët, reth të 20-tave. Vjen pak I imët në trup dhe Mefa thotë, se djali ka lindur me zhvillim të ngadaltë fizik dhe se atij I ka kushtuar gjysmën e jetës. Mirëpo Shpëtimi thotë se ndjehet shumë mirë. Ai është student me korrespondencë në Fakultetin e Ekonomisë këtu në Elbasan dhe se së shpejti do të jetë në fazë provimesh.
Mefa, një djalë tjetër e ka emigrant në Itali dhe mallëngjehet kur thotë se ai është shtylla e shtëpisë, pasi ndihmon mjaft me financa gjithçka duhet për shëndetin e të vëllait, por edhe për nevojat e tjera të familjes këtu në Elbasan. Ashtu, të përqafuar, nënë e bir, më thonë t’u bëj disa foto si kujtim nga kjo ditë shiu. Por jo gri dhe e trishtuar sepse, kur vjen Shpëtimi, thotë Mefa, këtu hyn dielli…
Punët e shtëpisë
Jasht vazhdon shiu dhe bën ftohtë, jemi në kulmin e dimrit dhe në Cërrik fryn shumë erë. Pasi Mefa ka mbaruar vizitat në dhomat e miqve dhe mikeshave të saj, I duhet të rikthehet edhe njëherë në zyrë, për të bërë raportin e pacientëve, mbi gjendjen që ka konstatuar në mëngjes. Ashtu bën, kur befas, përtej kangjellave të shtëpizës, në rrigën e madhe, dëgjohet një bori makine. Mefa nxjer kokën në dritare. Ah, po. Ka ardhur furnizimi I ushqimeve.
Kjo është ora, kur pothuaj të gjithë banorët e shtëpizës dalin dhe, dorë më dorë, marin arkat me ushqime, bukët e ngrohta, zarzavatet, frutat, mishin, qumështin, kolitë dhe bidonat me ujë të pijshëm. Arjanit nga Tirana, në këto raste I pëlqen të menaxhojë “situatën” dhe I jep drejtim të gjithëve. Bulia kërkon mes kutive të ushqimit paketat e cigareve, ndërsa Shpresa sheh edhe më larg, përtej rrugës. Sepse ajo prêt ta vizitojnë mikeshat nga Tirana, ku ka banuar disa vjet dhe, kur vijnë ato, dhoma e saj mbushet me çokollata dhe biskota, me tufa lulesh, portokalle dhe mandarina.
Kur ushqimet kanë hyrë pothuaj të gjitha në kuzhinë, Mefa ndan detyrat: dreka sot është pasticcio me djathë, sipas porosisë së Prenës dhe Nevzatit; mish jani, patate të skuqura dhe patate të ziera; fruta. Drita dhe Shpresa, por edhe Arjani, I drejtohen kuzhinës. Të gatuarit është pasioni I dy grave dhe Shpresa përsërit vazhdimisht, se sot do të gatuajë sallatën, pasticcion dhe patatet e skuqura. Ndërsa Arjani është kuzhinjer fort I mirë ne gatesat me mish.
Veç Shpresës dhe Arjanit, në kuzhinë vjen edhe një mackë bardhoshe, së cilës Shpresa I gatuan çdo ditë vezë të ziera nga racioni I saj. “Është mama ajo, ka disa këlyshë dhe këlyshët janë shunmë të bukur. Mamaja do vezë në drekë, ndërsa në mëngjes e kam ushqyer me qumësht.” Dhe punët në kuzhinë vazhdojnë. Po ashtu në oborrin e shtëpizës; në dhomat, ku gratë nisin të pastrojnë xhamat dhe rregullojnë shtretërit. Bulia kujtohet se sot ka rradhën e pastrimit të dyshemesë.
Mefa, tek I sheh ashtu, të gjithë në lëvizje, buzëqesh, tund kokën e kënaqur dhe më thotë: “ Puna, vetëm puna I shëron. Aty gjejnë vehten dhe stafi ynë I kushton vëmendje dhe kujdes vënies në punë të lehta të të gjithë banorëve.”Kur vjen ora 12 e drekës, ata të 13 mbidhen në mensën e vogël. Këtu, më ngjan se jam para tablosë së famshme “Gjellëbërësja” e piktorit të shquar Vinsent van Gog. Portretet e spikatura të 13 burrave e grave, që frymojnë prej vitesh në shtëpizë, janë mishërimi I vuajtjes, I paqes dhe amëshimit.
Epilog
Kjo ishte vetëm një ditë e zakonshme nga jeta e 13 banorëve në shtëpizën Jeta në qytetin e vogël të Cërrikut. Ku, nëpërmjet rrëfimeve të infermires Mefa Senja, ne mundëm të shohim, si shkon drejt normalizimit jeta e njerëzve në nevojë shëndetësore.
Gjithcka, përmes sakrificave sublime të një stafi punonjësish humanë, që e quajnë vehten pa ndrojtje pjesë e një familjeje të madhe, pjesë e jetës së njerëzve që, pa ndihmën dhe përkujdesin e tyre, nuk dihet nëse do të vazhdonin të jetonin të qetë, në paqe, në harmoni si vëllezër e motra me njëri tjetrin. Punë, dashuri e pastër njerëzore, solidaritet dhe përkushtim jetës së njerëzve, kjo është ajo që na duhet të gjithëve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)