"O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar"
slogani i kuqezinjve në 'Euro 2016'

"O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar"<br />slogani i kuqezinjve në 'Euro 2016'
“O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar” është slogani me të cilin Kombëtarja do të përfaqësohet në finalet e Euro 2016 në Francë.

Thirrja motivuese e përdorur fillimisht nga grupimi Tifozët Kuq e Zi dhe i përdorur më pas në çdo stadium ku ka luajtur Shqipëria, do të shoqërojë aventurën e heronjve kuqezi në turneun më të rëndësishëm kontinental.

UEFA zyrtarizoi sloganet fitues, për secilën nga 24 skuadrat finaliste të Kampionatit Europian, pas votimit të zhvilluar në faqen zyrtare, ku prej disa javësh tifozët kishin mundësi të zgjidhnin mes tre alternativave.

Përveç O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar, votuesit kishin mundësi të zgjidhnin edhe vargjet e Naim Frashërit “Ti Shqipëri më jep nder!”, të cilat janë mes simboleve të fanellës së Kombëtares në Euro 2016. Slogan tjetër ishte edhe “Fluturo shqipe”.

Slogani fitues do të vendoset në autobusin zyrtar të Kombëtares Shqiptare, gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani