SHBA - Nuk janë të paktë njerëzit të cilët shfaqin varësi ndaj rrjetit social Facebook. Për këtë arsye dy doktorantë amerikanë Robert Morris e Dan McDuff, pasi arritën të kuptonin se kalonin gati 50 orë në javë në Facebook, ata vendosën të gjenin një zgjidhje.
Kështu vendosën të realizonin një metodë e cila do të eleminonte varësinë nga Facebook apo nga rrjete të tjerë social. Të inspiruar nga studimet e Pavlov, mbi reflekeset e kushtëzuar, krijuan atë që e quajtën “Pavlov Poke”.
Sistemi i krijuar, arrin të japë një goditje të vogël elektrike, e cila nuk është aspak e dëmshme, por thjeshtë e bezdisshme. Nëse ky sistem, konstaton se po kalohet shumë kohë e kotë në Facebook, jep një `goditje` të lehtë, duke bërë që ndoshta të ndërgjegjësohemi dhe të humbim pak nga pak të qëndruarit kot në Facebook.

Morris: "Më qëllon shpesh të jem në facebook, duke parë foto të kota të kafshëve, i bllokuar nga ndonjë specie e rrallë që të hipnotizon dhe mund të kalojnë minuta e orë të tëra, përpara se të kuptoj se ndodhem aty pa asnjë interes".
Nëse kjo goditje elektrike nuk është e mjaftueshme që të të bëjë të ndalojë qëndrimin në facebook, atëherë ky program, parashikon edhe një tjetër mundësi. Mund të merrni një telefonatë, personi do të jetë një i panjohur i cili do t`ju qortojë, sa herë që ju do të qëndroni gjatë në facebook, apo në rrjete të tjera sociale.
(e.b/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com