"Ringjallet" e moshuara në arkivol

"Ringjallet" e moshuara në arkivol
Një grua franceze 87-vjeçare është “ringjallur” teksa po bëheshin gati ta fusnin në arkivol.

Në fakt gruaja kuptohet, nuk kishte vdekur ndonjëherë. Të enjten në mbrëmje ajo ishte ndjerë shumë keq dhe familjarët kishin lajmëruar urgjencën.

Mjeku që kishte ardhur e kishte deklaruar të moshuarën si të vdekur pasi nuk jepte shenja jete, madje kishte plotësuar edhe çertifikatën e vdekjes për familjarët, të cilët sipas rregullave e kishin dërguar trupin në një kompani funerali për përgatitjet e fundit.

Pikërisht teksa punonjësit e funeralit kishin nsiur të përgatisnin trupin, ata panë se plaka lëvizte dhe e kanë kuptuar menjëherë situatën duke e transportuar 87-vjeçaren drejt shërbimeve të urgjencës.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja