"Rio 2016", Briken Calja renditet
i 6-ti, ngriti 326 kg në dygarësh
Briken Calja u rendit i 6 në Olimpiadën e Rio de Janeiros në peshëngritje në kategorinë 69 kilogram. Një përfaqësim deri diku i kënaqshëm ky për 26-vjecarin shqiptar që ngriti në dygarësh 326 kg, po aq sa në botërorin e Houston 9 muaj më parë kur u rendit në vendin e tetë.
Briken Calja u rendit i 6 në Olimpiadën e Rio de Janeiros në peshëngritje në kategorinë 69 kilogram. Një përfaqësim deri diku i kënaqshëm ky për 26-vjecarin shqiptar që ngriti në dygarësh 326 kg, po aq sa në botërorin e Houston 9 muaj më parë kur u rendit në vendin e tetë.
Në sallën e Riocentrors peshëngritësi nga Shtërmeni e nisi në Baterinë A me 145 kg në stilin e shkëputjes, kujtojmë se kishte ngritur 143 në botërorin e Houstonit 9 muaj më parë, pra dy kg më tepër, por gjithsesi ishte një provë e realizuar me sukses nga 26-vjecari, simbolik dhe gjesti i tij teksa puth flamurin shqiptar në uniformë pas realizimit të provës.
Fillimisht Calja deklaroi 149 kg për provën e dytë por duke parë ecurinë e garës vendosi ta ngrejë në 151 kg, ndoshta më shumë nga sa duhej pasi përqëndrimi në sytë e sportistit shqiptar të fiksuar nga afër nga kamera është i madh por nuk arrin ta fiksojë lart shtangën që i kalon nga pas. Edhe prova e tretë me të njëjtën peshë, 151 kg është e destinuar të dështojë me Caljen që e mbyll garën në stilin e shkëputjes me 145 kg dhe është dukshëm i pakënaqur teksa i drejtohet sallës së dedikuar për nxemjen e sportistëve. Në stilin e shtytjes peshëngritësi shqiptar e nisi me 175 kilogramë provën e parë të cilën e realizoi me sukses me qetësi dhe pa u nxituar.
Në tentativën e tretë Calja provon 184 kilogramë, një më shumë nga sa ngriti në botëror por ishte një tentativë e lënë në mes ende pa nisur mirë, një provë e çuditshme ndoshta duke ju trembur ndonjë dëmtimi të mundshëm në dorë.
Në këtë mënyrë aventura në Rio 2016 për Briken Caljen u mbyll me 326 kilogramë në dygarësh, peshë kjo që i garantoi renditjen në vendin e 6 në Olimpiadë. Aspak keq për 26-vjeçarin e rikthyer para 9 muajsh nga një pezullim 2-vjeçar dhe që i takoi të përfaqësonte peshëngritjen shqiptare në Olimpiadë në ditët më të këqia të saj duke kujtuar këtu skandalin e dopingut që përfshiu sportistët elitarë shqiptarë të kësaj disipline pak kohë më parë.
Për sa i përket zonës së medaljeve, Arin në këtë Kategori e fitoi kinezi Shi Zhiyong me 352 kilogramë, medalja e argjendtë shkoi për turkun Daniyar Ismaylov me 351 kilogramë ndërsa në vendin e tretë u rendit peshëngritësi nga Kirgistani Izzat Artykov me 339 kilogramë në dygarësh.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.2%
-
Dështim
85.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Molotovë drejt selisë së PS dhe institucioneve, arrestohet një protestues, 7 në kërkim! 5 të shoqëruar
8 Tetor, 08:14
-
Kombëtarja nis përgatitjet, tre lojtarë dalin sot në fushë! Sylvinho ‘huazon Modricin' e U21
8 Tetor, 08:13
-
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe përpjekjet e disa vendeve për të ndërhyrë tek rezultati
8 Tetor, 08:08
-
Greqi/ Vritet 28- vjeçari shqiptar, u qëllua me thikë nga kushërinjtë e tij! 2 vëllezërit pretendojnë se viktima abuzonte me ta
8 Tetor, 07:54
-
Lufta/ Vritet një komandanti i Hezbollahut në Bejrut, paralajmëron ushtria izraelite: Do sulmojmë zonën bregdetare të Libanit
8 Tetor, 07:39
-
VIDEO/ Militanti i Berishës hipën në majë të shtyllës për të valëvitur flamurin e PD
8 Tetor, 07:35
-
Revista 'Travel and Tour World': Bumi turistik i Përmetit! Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit
8 Tetor, 07:21
-
Protesta e PD, ministri Hoxha: Shfaqje e shëmtuar, si kurrë më parë sulmuan edhe selinë e kundërshtarëve! Dhunuesit do përballen me drejtësinë
8 Tetor, 07:17
-
Kjo ditë kërkon maturi sidomos në çështjet ekonomike, horoskopi për sot
8 Tetor, 07:07
-
'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron
7 Tetor, 22:58
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38