Pas katër medaljeve ari radhazi, Michael Phelps ka humbur më në fund garën e parë në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Ai u mposht nga Josep Schooling në finalen e meshkujve në 100 metra në stilin flutur.
Michael Phelps më në fund fitoi një medalje e cila nuk është e artë, por është argjendi. Notari amerikan kishte që nga Lojërat Olimpike "Londër 2012" që nuk e njihte podiumin e vendit të dytë. Pas katër vitesh, është Joseph Schooling, 21-vjeçari nga Singapori ai që e zbret nga froni Phelps. I riu doli fitues në kohë rekord prej 30.39 sekonda. Ai vendosi rekord botëror.



(Michael Phelps dhe Joseph Schooling)
Interesant është fakti se Phelps e ka takuar Schooling në vitin 2008, atëherë i riu nga Singapori vetëm 13 vjeç, ndërsa notari amerikan po përgatitej për Lojërat Olimpike të "Pekin 2008". Dukshëm, Phelps ka qenë idhulli i Schooling i cili siç duket është në gjurmët e "peshkaqenit" amerikan.

(Phelps dhe Schooling, Singapor 2008)
21-vjeçari Schooling jeton dhe studion në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i dha Singaporit medaljen e parë të arit në historinë e Lojërave Olimpike.
Por, interesant është se tre garues regjistruan kohë të njëjtë në pozitën e dytë. 21-vjeçari doli 0.75 sekonda para treshes Phelps, Chad le Clos nga Afrika e Jugut dhe Laszlo Cseh nga Hungaria.

(Renditja në kohë të njëjtë e tre notarëve të vendit të dytë)
Foto të tjera..
Ndërkohë, Michael Phelps ka siguruar ndërkohë 4 medalje ari në këto Lojëra Olimpike, dhe 22 në të gjithë pjesëmarrjen e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Michael Phelps më në fund fitoi një medalje e cila nuk është e artë, por është argjendi. Notari amerikan kishte që nga Lojërat Olimpike "Londër 2012" që nuk e njihte podiumin e vendit të dytë. Pas katër vitesh, është Joseph Schooling, 21-vjeçari nga Singapori ai që e zbret nga froni Phelps. I riu doli fitues në kohë rekord prej 30.39 sekonda. Ai vendosi rekord botëror.



(Michael Phelps dhe Joseph Schooling)
Interesant është fakti se Phelps e ka takuar Schooling në vitin 2008, atëherë i riu nga Singapori vetëm 13 vjeç, ndërsa notari amerikan po përgatitej për Lojërat Olimpike të "Pekin 2008". Dukshëm, Phelps ka qenë idhulli i Schooling i cili siç duket është në gjurmët e "peshkaqenit" amerikan.

(Phelps dhe Schooling, Singapor 2008)
21-vjeçari Schooling jeton dhe studion në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i dha Singaporit medaljen e parë të arit në historinë e Lojërave Olimpike.
Por, interesant është se tre garues regjistruan kohë të njëjtë në pozitën e dytë. 21-vjeçari doli 0.75 sekonda para treshes Phelps, Chad le Clos nga Afrika e Jugut dhe Laszlo Cseh nga Hungaria.

(Renditja në kohë të njëjtë e tre notarëve të vendit të dytë)
Foto të tjera..Ndërkohë, Michael Phelps ka siguruar ndërkohë 4 medalje ari në këto Lojëra Olimpike, dhe 22 në të gjithë pjesëmarrjen e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO







