"Rusi 2018", Trajneri i Maqedonisë:
  Duam fitore ndaj Shqipërisë

"Rusi 2018", Trajneri i Maqedonisë:<br />  Duam fitore ndaj Shqipërisë
Maqedonia vjen në Shkodër me një objektiv të qartë. Ajo kërkon të marrë tre pikë në përballjen me Shqipërinë në 20:45, ndeshja e vlefshmë për eliminatoret e "Rusi 2018"

Deklarata është bërrë nga trajneri Igor Angelovski në prag të kësaj sfide me kuqezinjtë. Trajneri maqedonas nuk ka ngurruar të vlerësojë skuadrën tonë përfaqësuese, por deklaron se të besuarit e tij do të japin maksimumin.

“Ky është fillimi i një cikli të ri kualifikuesesh. Do të luajmë ndaj një kundërshtari që është në përmirësim të vazhdueshëm. Duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv”, tha Angelovski. 
Trajneri maqedonas vjen me një skuadër të kompletuar dhe që nuk ka probleme me dëmtimet.

“Nuk kemi probleme me dëmtimet, do të jemi gati për këtë ndeshje. I kemi bërë zgjedhjet në skuadër në bazë të cilësive të futbollistëve. Kam një besim të verbër tek lojtarët që kam grumbulluar”, shtoi trajneri i Maqedonisë

Redaksia Online 
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron