Një ditë para provës së javës zonja Tefta ka përgatitur “Sardele të furrës”dhe “Japrak me gjethe rrushi”, ndërkohë që nxënësi Kudret Lika e ka vëzhguar më vëmendje atë.
Si gjithmonë nuk ka munguar fantazia e zonjës Tefta në përgatitjen e dy recetave të shijshme dhe praktike në emisionin Rreze Dielli.
Nga e hëna deri të enjten Kudreti ka ndjekur këshillat e mësueses së tij, ndërsa të premten do të realizojë i vetëm dy recetat e përzgjedhura.
Ai gjatë javës është treguar i kujdessshëm për të memorizuar përbërësit e recetave, pasi ditën e nesërme do të realizojë pa asnjë ndihmë dy gatimet brenda një afati kohor të përcaktuar.
Një nga gjërat e veçanta të provës është dhe elementi kurth që ndodhet në shportën e ushqimeve, të cilin Kudreti nuk duhet ta zgjedhë në asnjë mënyrë pasi penalizohet me 20 pikë.
Më pas do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe Zonja tefta, të cilët do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit të shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit.
Ata do të vlerësojnë me pikë Kudretin në bazë të kritereve të përcaktuara, ashtu siç ka funksionuar dhe për konkurentët paraardhës.
“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Fituesi i garës së gatimit do të jetë nxënësi, i cili ka grumbulluar më shumë pikë gjatë javëve të konkursit.
Receta e parë, Sardele të furrës
Përbërësit:
Sardele 1 kg
Kripë deti
Erëza
Miell 100 gr
Qepë 2
Vaj ulliri Altis
Salcë
Përbërësit:
Majonezë 2 lugë gjelle
Mustardë 2 lugë gjelle
Kos 2 luge gjelle
Limon 1 lugë
Vaj ulliri Altis
Receta e dytë, “Japrak me gjethe rrushi”
Përbërësit:
Qepë e njomë
Lakra të egra
Erëza
Oriz
Domate 1 kokërr
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com