Pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotove dhe të dhënave të 45 personave që, sipas tij, kanë precedentë penalë dhe janë përfshirë në protestat e dhunshme që tronditën Tiranën, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, e ka akuzuar kryeministrin se po përpiqet të kriminalizojë protestuesit për të justifikuar ndërhyrjen e policisë.
I ftuar në emisionin “Sot Live” në Report TV, Lapaj tha se njeh dy prej personave në listë. Ai mori si shembull Ergys Llanajn, që në listën e publikuar nga kryeministri rezulton se është akuzuar për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, përveç dyshimeve për financime nga Republika Khomeniste e Iranit.
“Po mundohet të kriminalizojë popullin e vet për të justifikuar dhunën që po përdor. Dy nga ajo listë i njoh se janë bashkudhëtarë të kauzës. Major në rezervë Ergys Llanaj, me titull avokat, ka tre mastera shkencorë, 18 vjet ushtarak dhe një nga djemtë që i ka shërbyer Shqipërisë me 3 certifikata sigurie të NATO-s për 15 vjet. Më 4 janar në 2026, gjatë kohës kur protestonim para Kryeministrisë, policia e ka arrestuar për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të policisë. Gjykata e ka pushuar çështjen sepse fakti penal nuk ekziston”, deklaroi Lapaj.
Lapaj paralajmëroi se do të kallëzojë në prokurori efektivët që, sipas pretendimeve të tij, kanë firmosur procesverbale të rreme.
“Gjykata sërish është shprehur se arrestimi ka qenë i paligjshëm dhe e ka lënë avokatin në gjendje të lirë sepse i është hequr liria padrejtësisht. Hera e dytë që arrestohet në mënyrë të paligjshme. Të gjithë oficerët e policisë që janë angazhuar për të firmosur procesverbalet e rreme herën e dytë, më datë 15, unë po i përgatis kallëzim penal dhe do t'i kallëzojmë në prokurori”, tha Lapaj.
-
Lapa kujton se policia eshte qender nasazhi.O Tij toja me karrike para kryeministrise policia u dogj nga molotovet u vra nga guret dhe nga pllakat qe bashkeautirwt e tu i qelluan! Cfar duhet bentw pilicia i Llapaqen ti ledhatonte.Hajde qerohu se shqiptaret qe kur fillij dhuna j nuk ju kan fare ne llogari dhe llapnj kot
Përgjigju -
Doli Lapangjozi
Përgjigju -
O Lapanjoz që e ke pasur babanë polic a e di që në këto 36 vite janë vrarë 250 efektivë policie,plerë e ndyrë që luan me miljonat e vjedhura të vjerrit hajdut....ti mor ndyrisirë as shtëpinë që ke blerë në zemër të Tiranës nuk e justifikon dot.
Përgjigju








Komente
Komento