"Pyeteni për çdo gjë, detyrë e gazetarit është ta kërkojë përgjigjen deri në fund. Duhet të pyesni për çdo gjë, u bë kjo, ku, u bë ky koncesion, cili është përfitimi. Nuk besoj se i vjen e keqja qeverisë nga pyetjet. Mendoj se i vjen e keqja shoqërisë nga shpifja".
Pyetje: Si t'i përgjigjemi Ramës kur e quan median kazan?
Erion Braçe: Duke e pyetur pa pushim, pa pushim. Mund të jetë ditën e premte nga Lushnja deri në Divjakë, dilini dhe pyeteni për çdo gjë. Pavarësisht nëse merrni përgjigje apo jo. Detyrë e gazetarit është të kërkojë përgjigjen deri në fund dhe këtë e kërkon duke pyetur. Edhe shqiptarët duhet të pyesin çdo ditë. Është bërë kjo, si? Është dhënë kjo kontratë, ku? Është bërë ky koncesion, cili është përfitimii? Nuk besoj se i vjen e keqja qeverisë nga pyetjet. Mendoj se i vjen e keqja shoqërisë nga shpifja.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com