"Skënderbeu" FSHF: Jemi përgjegjës
për kampionatin, jo Champions-in

"Skënderbeu" FSHF: Jemi përgjegjës<br />për kampionatin, jo Champions-in
Në lidhje me qëndrimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për çështjen e dënimit për trukime të Skënderbeut, Aldi Topçiu, Drejtori Juridik i FSHF-së sqaron pse po vonon reagimi zyrtar.

“Është e rëndësishme që të sqarojmë edhe opinionin sportiv lidhur me komentet e ndryshme që janë bërë edhe këto ditët e fundit, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Federata Shqiptare e ka ndjekur nga afër këtë çështje dhe është në pritje të marrjes së vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Deri tani, dimë vetëm dispozitivin e vendimit, pra vetëm atë cfarë është vendosur, por nuk dimë arsyetimin, sesi gjykata ka arritur deri në këtë konkluzion. Me të marrë këtë vendim të arsyetuar edhe Federata do të shohë qëndrimin e saj me këtë vendimmarrje”.

Drejtori Juridik në FSHF parashikon afate jo të gjata kohore deri në daljen e një qëndrimi zyrtar në lidhje me cështjen Skënderbeu, ndërsa përfiton për të sqaruar tagrin brenda të cilit mund të veprojë Federata Shqiptare e Futbollit. Vendimi i arsyetuar merr kohën e vet, por nuk besoj që do të jetë një kohë e gjatë. Me ta marrë këtë vendim, edhe ne do të mbajmë qëndrimin tonë.

Do të doja të sqaroja edhe dicka tjetër, kufizimin e kompetencës së federatës në lidhje me këtë cështje. Që do të thotë, se federata është përgjegjëse për garat që organizon vetë.

Kompeticionet Europiane, sic janë Champions League dhe Europa League, nuk hynë në kompetencat e Federatës. Për këtë arsye është UEFA që ka marrë një vendim për ndeshjet në fjalë dhe jo Federata Shqiptare e Futbollit që organizon aktivitetet e saj, si Superligën, kampionatin e Kategorisë së Parë e kështu me radhë. Në këtë kontekst është e rëndësishme që të ndahen kompetencat e secilit prej këtyre organeve.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re