Edhe çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë thotë shprehja e mençur popullore. Zallamahitë e politikës shqiptare gjithmonë ia dalin mbanë ta kenë reflektorin e dritës mbi vete dhe rrjedhimisht spostojnë vëmendjen karshi problemeve të tjera sociale, si p.sh. ai i Universitetit Kristal i cili spostohet nga platforma e mediave dhe normalisht ia le vendin lajmeve të rradhës: presidenti i ri, ngjarje politike, kapje marijunae - që tashmë është bërë nje lajm ditor - e kështu me rradhë.
Vëmendja që i duhet dedikuar problemit Kristal duhet të jetë e pandalshme pasi fiaskoja në fjalë i hoqi edhe një petë tjetër "lakrorit" shqiptar të korrupsionit duke e nxjerrë në pah tek ka mbërthyer arsimin e lartë. Ndërkohë që kjo alegori mund të mos tingëllojë e sofistikuar në të parë, qëndron e vërtetë gjithsesi pasi problemi është pikërisht i tillë: me shumë "petë" dhe shtresa, arsye dhe aktorë që jo vetëm e shkaktojnë, por edhe e frymëzojnë e riprodhojnë e së fundmi justifikojnë pra i japin legjitimitet. Në këtë pikë është e rëndësishme të thuhet po ashtu që kriza e cila ka kapur arsimin e lartë shqiptar është deri diku edhe globale. Ky fakt normalisht nuk përmendet për justifikim, përkundrazi përmendet për të dhënë një panoramë më të gjërë e cila ndihmon për të kuptuar më mirë si shkaqet ashtu edhe pasojat e tij.
Problemi i korrupsionit të arsimit të lartë dhe në veçanti papërshtatshmëria e aplikimit universal të reformave arsimore sot ndeshet në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë që ky problem del në pah nga një mori shkaqesh, një prej tyre, që në të njëjtën kohë është edhe karakteristika konstante, mbetet globalizimi dhe proçeset që e shoqërojnë atë në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Një ndër mënyrat e përshpejtimit të garës drejt zhvillimit është pikërisht edukimi i lartë dhe ai pasuniversitar ku shtetet në zhvillim e sipër, midis të tjerave, përpiqen që nëpërmjet kapitalit njerëzor të arrijnë ato tashmë të zhvilluara. Këto koncepte, mbase të thjeshta në dukje, janë të rëndësishme për tu patur parasysh e më pas për tu përdorur si platformë mbi të cilën mund të analizohet gjëndja aktuale e arsimit të lartë shqiptar. Tashmë këto janë probleme të njohura akademike dhe praktike në lidhje me arsimin e lartë në nivel ndërkombëtar. Ndryshimet e ndodhura në historinë gjeo-politike të botës në fund të viteve '80-të e më pas, si p.sh. rënia e murit të Berlinit, shpërbërja e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike e mandej krijimi i shteteve-kombe që vijoi, apo rënia e komunizmit në vendet e Evropës Lindore, ndryshuan jo vetëm marrëdhëniet që çdo njëri prej këtyre shteteve kishte me veten, pra në nivel kombëtar, por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Hapja e tregut të lirë rrjedhimisht rriti marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkë me to pasuan si trendet ashtu edhe kërkesat e tregut të lirë i cili ndër të tjera kërkon njerëz të edukur me standarte të caktuara - pra sipas modelit perëndimor.
Pikërisht këtu fillojnë e koklaviten gjërat. Dëshira dhe nevoja e një vendi në zhvillim e sipër, si Shqipëria p.sh., për të patur njerëz me arsim të lartë dhe pasuniversitar sipas standartit dhe kritereve perëndimore jo gjithmonë përputhet me realitetin aktual të sistemit arsimor shqiptar dhe normalisht kështu lindin konfliktet dhe fiaskot e reformave arsimore. Kjo mospërputhje është një ndër problemet që sot njihet dhe trajtohet në fushën e arsimit në spektrin e ndërkombëtarizimit të edukimit (internationalization of education) dhe ndeshet në të gjitha vendet në zhvillim e sipër të cilat vazhdojnë përpjekjet e zhvillimit të kapitalit njerëzor. Këto trende universale të cilat venë gati një shenjë barazimi midis vendeve të ndryshme të botës duke mos marë parasysh ndryshimet thelbësore midis tyre si p. sh., kulturën apo nivelin dhe historinë e zhvillimit të një shoqërie të caktuar, debatohen jo vetëm në hapsirat akademike anë a mbanë botës, por edhe në zyrat e programet përkatëse të fondacioneve, OJQ-ve, apo axhensive ndërkombëtare të cilat merren pikërisht me zhvillimin e kapacitetit njerëzor.
Fakti që proçesi i globalizimit ka mbështjellë botën mbarë dhe është bërë një nocion shumë familjar, e madje gati edhe banal, jo vetëm që nuk i heq rëndësinë të kuptuarit se si shtjellohen proçeset e dala prej tij, por e bën atë akoma më iminent. Nga ana tjetër, duke qënë një proçes në vijim e sipër, një ndër limitimet është se vetëm koha do tregojë të mirat dhe të këqiat e tij. Gjithsesi, kjo s'do të thotë të mos përdorim largpamësi në parandalimin e efekteve negative.
Lidhja e globalizimit me arsimin e lartë është e thellë, reale dhe jo vetëm teorike. Ndryshimet gjeo-politike të përmendura më lart nxjerrin në pah aktorët e ndryshëm të cilët lidhen me ndryshimet që ndodhin në fushën e arsimit si p.sh.:
- shteti dhe roli i tij në prodhimin e njohurive
- sistemi arsimor në përgjithësi
- lëvizja e kapitalit të biznesmeneve lokalë, si edhe
- tregu i zi i cili gjeneron kërkesa si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Për sa kohë që proçesi i globalizimit vazhdon të ndodhë, po për aq kohë do vazhdojmë të shohim një Renzo Bossi tjetër të diplomohet në Shqipëri e gjetiu nëpër botë. Për vendet në zhvillim e sipër si Shqipëria tundimi, ose më keq akoma, strukturat ekzistuese mund ta bëjnë më të lehtë që individi të zgjedhë shkollimin e tij tek një institucion si Kristali sesa në mënyrë të ndershme. Ndërkohë që ky shkrim po bëhej gati për publikim, lajmi i diplomës Master të Presidentit Nishani, që është marë në një institucion të ngjashëm me Kristalin ilustron fare thjeshtë këtë fakt.
Kjo makro-pikëpamje gjithashtu s'do të thotë që gjërat janë jashtë kontrollit tonë sepse diktohen nga forca të mëdha. Përkundrazi! Efekti mikro në këtë rast haset në nivelin kombëtar aty ku faktikisht ka edhe forcë për të ndërruar çdo lloj trendi. Gjithashtu haset edhe në nivelin personal nëpërmjet vendimeve që çdonjëri prej nesh merr në jetë.
Reflektimi mbi fenomenin Kristal fton për një angazhim të gjërë të shoqërisë dhe jo vetëm të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, intelektualëve, profesorëve apo adminsitratorëve universitarë pasi këto 10-15 vitet e fundit kanë treguar që edukimi universitar dhe diplomat universitare fatkeqsisht janë dy gjëra të ndryshme. Të paturit diplomë nuk do të thotë që këta të diplomuar janë detyrimisht të edukur në sektorin përkatës. Arsyeja pse opinioni publik duhet të angazhohet është e thjeshtë: ata bij e bija që sot ulen në bangat e universiteteve janë bij nënash dhe baballarësh, janë motrat dhe vëllezërit e dikujt, nipat dhe mbesat e dikujt tjetër. Me pak fjalë, hallkat shoqërore vazhdojnë e ndërthuren dhe përfshijnë një shoqëri të tërë. Atëherë lind pyetja: çfarë të ardhme ndërton një vend që pajis brezin e ardhshëm me diploma fallco?
Thuhet që historia ka memorje të shkurtër. Në rastin tonë nuk na duhet t'i hedhim sytë më larg se skemat Ponzi të viteve '90-të, ndryshe të njohura si piramidat e Sudes. Ky kujtim i hidhur duhet të na rikujtojë të paktën një të vërtetë të thjeshtë që "embëlsia" e gjërave që arrihen pa djersë zgjat sa një flluckë sapuni që të pëlcet përpara turinjve. Për aq kohë sa shoqëria shqiptare në përgjithësi do vazhdojë të lejojë dhe pranojë një arsimim fiktiv të tipit "Sude" atëherë faji nuk i bie vetëm shpurës së Kristalit. Një shoqëri që pranon të udhëhiqet nga pushtetarë të diplomuar nëpër universitete fantazma "Sude" e më keq akoma e ndërton të ardhmen me diploma fallco thjesht i hap varrin vetes.
Ajo që s'duhet të harrojmë në asnjë mënyrë është që këta të rinj - të cilët sot fusin diplomat në xhep me pare dhe rryshfete pasi këtë jua ofron sistemi aktual - janë e ardhmja e kombit. Janë doktorët, farmacistët, profesorët, mësuesit, ekonomistët dhe inxhinjerët e nesërm dituria e të cilëve do t'i vihet në punë mbarë Shqipërisë.
/Shqiptarja.com