"Super-gjobat", Biznesi: Do vijojmë 
betejën, ligje të tjera në Kushtetuese

"Super-gjobat", Biznesi: Do vijojmë <br />betejën, ligje të tjera në Kushtetuese
TIRANË - Vendimi i Gjykatës Kushtetuese merr rëndësi të veçantë së pari për ecurinë e komunitetit të biznesit dhe së dyti për respektimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Respektimi rigoroz i parimit të propocionalitetit në dhënien e dënimeve nga Ekzekutivi është një parim i rëndësishëm i së drejtës evropiane.

Qeveria nuk mund të marrë mbi vete prerogativa tëGjyqësorit. Ky është një mentalitet dhe realitet kërcënues për demokracinë, sidomos në vendet me institucione të dobëta. Këto janë mentalitete dhe praktika të dëmshme, të cilat, po nuk u ndalën në rrugë ligjore, rrezikojnë ta bëjnë qeverisjen e vendit një qeverisje jo demokratike.

Në reagimin e parë pas këtij lajmi, kryetari i Shoqatës nismëtare kundër amendimeve, Nikollaq Neranxi, tha se, ndërkohë Gjykata Kushtetuese po shqyrton padinë tjetër, të bërë nga Shoqata, atë për ligjin që parashikon burg për biznesmenët. Pritet që ajo të miratohet, ashtu si dhe padia ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak tëTiranës, “që vendosi të ngarkojë biznesin me super-taksa.

Padia u dorëzua dje nga Shoqata jonë në Gjykatën Administrative dhe Apelin Administrativ. Ne do të fitojmë betejat tona, sepse ne punojmë, ndërkohë që nuk e di se çfarë duhet thënë për politikanët, të cilët s’kanë punuar një ditë si sipërmarrës dhe jetojnë në shtëpi më luksoze se e imja”, u shpreh ai.

Neranxi pohon se ndryshimet në penalitetet e procedurave tatimore nuk janë bërë për të luftuar evazionin fiskal dhe as për të rritur të ardhurat në buxhet, por thjesht për të nxjerrë nga tregu disa biznese dhe për t’i zëvendësuar me disa të tjera.

Organizatat e biznesit, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar ndër vite kanë shprehur shqetësimet se ndryshimi i vazhdueshëm i legjislacionit fiskal dhe i politikave afatgjata të zhvillimit kanë mbajtur larg Shqipërisë investitorët seriozë, duke e lënë sot e kësaj dite ekonominë e vendit nën potencialet e zhvillimit.

Orientimi drejt politikave afatmesme fiskale gjithnjë e më shumë po bëhet një mision i pamundur. Qeveria nuk po i reziston asnjë vit për të prezantuar një paketë taksash. Vetëm në vitin 2015 u bënë dy ndërhyrje të mëdha në ligjin e procedurave tatimore, një herë në fillim të janarit dhe së fundmi në tetor. Por, akoma më tepër, anulimi i neneve të super-gjobave krijon një tjetër çarje në parashikimin qeveritar për grumbullimin e të ardhurave.

Rregullat e reja. Dhjetë amendime të Procedurave Tatimore lihen në fuqi
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një numër amendimesh, po ndërkohë ka lënë në fuqi një numër tjetër rregullash të reja, që hyjnë në fuqi. Kështu, nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë).

Administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar.

Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur, nëpërmjet transferimit synohet shlyerja në masën 100 për qind e detyrimit tatimor të papaguar.

Po kështu, hyn në fuqi përfundimisht gjoba për raste mospagimi në afat të kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, që dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.

Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar. Dhe çdo tatimpagues që nuk ngarkon të dhënat e numrave IMEI të telefonave celularë ose ngarkon informacion të pasaktë dënohet me një gjobë prej 30.000 lekësh për çdo rast.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani