"Superiorja", Partizani ndalet 
në Durrës nga Teuta, vetëm 0:0

"Superiorja", Partizani ndalet <br />në Durrës nga Teuta, vetëm 0:0
Rezultati 0-0 ishte ndoshta i padrejtë për Teuta-Partizani, që përtej bardhësise së shifrave dhuruan një ndeshje shumë të mirë, së cilës i mungoi vetëm goli, pasi pati jo vetëm disa episode që do të përfliten jo pak por gjithashtu dhe shumë momente për t’u finalizuar, aq sa dhe vetë Teutës, që në prag të ndeshjes mund të kishte firmosur për një barazim ky rezultat i qëndron i ngushtë, pasi vendasit, të paranfundit në renditje, luajtën si të barabartë me Partizanin, e vendit të dytë.

Pikërisht të kuqtë janë ata që mund ta ndjejnë më shumë në renditje lënien e këtyre dy pikëve, pasi gara për titullin në një kampionat shumë të ekuilibruar kërkon të mos hedhësh shumë hapa fals.

Të kuqtë në dy ndeshjet e pjesës së parë të sezonit kishin fituar dy herë ndaj durrsakëve madje pa pësuar gol, dhe objektivi sërish ishin pikët maksimale dhe pse me durrsakët që luftojnë për mbijetesën, fitorja nuk pritej të ishte aq e thjeshtë.

Teuta në fakt, në pjesën e parë u shfaq më mirë, me Partizanin, që mundësitë më të mira i pati me Ekuban, në të 5-tën kur italo-ganezi gaboi nga pranë portën dhe në të 19-tën kur nuk arriti të godiste dot drejt portës.

Durrsakët ndërkohë jo vetëm që krijuan rastin më të mirë në këtë fraksion, në të 43-tën me topin që u përplas në shtyllë, por gjithashtu rrezikuan dhe dy herë të tjera, me Ribajn në minutën e 9-të që nuk arriti të realizojë brenda në zonë, dhe Mustën që në të 16-tën goditi jashtë me kokë një gol të sigurtë.

Nuk munguan as episodet e diskutueshme, sic ishte rasti i minutës së 38-të kur Atanda rrezikoi kartonin e dytë të verdhë. Pretendime pati dhe Partizani megjithatë, dy madje në pjesën e dytë, me protagonist të njëjtë, Torrasa,  që në të 52-tën u pengua në zonë nga Markovic ndërsa në të 64-trën pësoi një tjetër frenim në zonë.

Në të dyja rastet gjyqtari vazhdoi lojën. Përtej episodeve, Teuta gjithsesi e meritoi pikën sepse sidomos në pjesën e dytë e vuri në vështirësi Partizanin sidomos nëpërmjet goditjeve nga jashtë zone, si ajo e Shvajcanin, që përfundoi mbi kuadrat në të 58-tën, apo e Maganit në të 73-tën.

Magani madje ishte dhe lojtari që mund të kishte zgjidhur këtë ndeshje në favor të Teutës, por dy herë Alban Hoxha, në të 76-tën dhe 86-trën i mohoi golin, ndërsa në të 84-tën ishte shënjestra e tij që e “tradhëtoi”.

Në krahun tjetër edhe Partizani nuk i shfrytëzoi rastet, si rrëmuja në zonë në të 60-tën kur Atanda nuk finalizoi, apo dribimlet e Mazrekajt, që i hanin këmbët për futboll pas një mungese të gjatë. Ndërsa rasti më flagrant për të kuqtë, ishte ai i mundtës së 87-të, që meriton “karton të kuq” për mënyrën e pabesueshme si u shpërdorua.

Rastet e golave në minutat e fundit u zëvendësuan nga rastet e pretendimeve për penallti, fillimisht me Ekuban që pretendoi një të tillë për Partizanin në të 90-tën, e Teutën që kërkoi po pikën e bardhë në të 93-tën pas një dalje të Hoxhës.

Gjithsesi kryesoi nuk arkordoi asgjë në të dyja rastet duke mos prishur jo vetëm ekuilibrin e ndeshjes, por dhe bardhësinë e sfidës.

Të shtunën luhen edhe 3 ndeshje të tjera të kësaj jave ku spikat Tirana-Kukësi. Skënderbeu pret Laçin në Korçë ndërsa Vllaznia luan në Shkodër ndaj Flamurtarit. Java mbyllet të dielën me takimin Luftëtari-Korabi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos