"Tirona Fanatics"-Refik Halilit:
Pranoje që je mashtrues/FOTO

"Tirona Fanatics"-Refik Halilit:<br />Pranoje që je mashtrues/FOTO
Pas një bojkotimi të gjatë tifozat e Tiranës janë rikthyer sot në stadium për të mbëshetuar skuadrën e tyre.

Grupimi “Tirona Fanatics”, janë prezent në finalen e Kupës së Shqipërisë Tirana luan përballë Skëndërbeut në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ata kanë shpalosur një keorografi ku sulmojnë presidentin e Tiranës Refik Halili.

Në banderolën e shpalosur nga tifozat bardheblu kundër Refik Halilit shkruhej: “Tregohu i sinqertë, pranoje që je mashtrues”.
tirana
(Baneri i tifozëve "Tirona Fanatics" për presidentin Refik Halili)

Gjatë ditës së sotme Tifozat e Tiranës kanë protestuar dhe përpara Bashkisë së Tiranës ku i kërkonin kryebashkiakut Erjon Veliaj që t'i hiqte aksionet Refik Halilit.

Krisja mes tifozëve dhe drejtuesve të klubit nisi kur Refik Halili pranoi që klubi Partizani të zhvillonte ndeshjet përkohësisht tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A