"Topi i Artë", vendoset data e ora e
ceremonisë, 'luftë' mes CR7 e Messit

"Topi i Artë", vendoset data e ora e<br />ceremonisë, 'luftë' mes CR7 e Messit<br>
Ceremonia e shpalljes së fituesit të "Topit të Artë" është një nga eventet që pritet me padurim jo vetëm nga lojtarët e këtij sporti të magjishëm por edhe nga tifozët e shumtë që e ndjekin.

Ashtu si edhe vitin e kaluar "lufta" për këtë çmim është mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ku CR7 shpreson të barazojë Messin për numrin e "Topave të Artë", e Messi nga ana tjetër kërkon të bëhet pjesë e historisë, pasi nëse arrin të marrë edhe këtë vit "Topin e Artë",e çon numrin e tij në 6 duke u bërë kështu pjesë e historisë si lojtari që e ka fituar më shumë herë këtë çmim.

Gjithashtu në listë mbeten edhe emra të tjerë të njohur si Hazard, Buffon, Neymar dhe Benzema.

Ceremonia e "Topit të Artë" do të zhvillohet më 7 dhjetor në orën 19:45 dhe do të ketë një program special në televizionin "L'Equipe".

lista e lojtareve
(Lista e lojtarëve)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!