"Urbanika" nga sot në 20:30, të
ftuar të ikurit nga administrate

TIRANE- Urbanika i rikthehet shikuesve të televizionit A1 Report, me plot risi. E këto të fundit nuk kanë të bëjnë thjesht me ndryshimin e skenografisë, e cila do të zbulohet për të gjithë teleshikuesit shumë shpejt por edhe me ndryshimin e orarit.
 
Kështu, emisioni "Urbanika" i drejtuar nga moderatorja Mirjeta Ngjela, do të prezantohet në orën 20:30, nga e marta në të premte. Tema që do të trajtohet sonte, ka të bëjë me një nga tre ligjet e shumëpërfolura, ato të integrimit.
 
E njëri, prej tyre "Ligji për statusin e nëpunësit civil", po prek direkt një pjesë të madhe të popullatës, të cilët punojnë, ose kanë familjarë në administratë.
 
Kjo temë do të trajtohet me të ftuar që janë prekur nga shkarkimet në administratë, por edhe me ekspertë të fushës.
 
Në ditët në vazhdim “Urbanika” do të jetë pranë teleshikuesve me tema të nxehta që prekin cdo ditë jetën e qytetarit.

Redaksia online
(ln/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë