"Vuçiç planifikon copëtimin e
Kosovës nëpërmjet AKS"

"Vuçiç planifikon copëtimin e<br />Kosovës nëpërmjet AKS"
Aleksanndër Vuҫiҫ po projekton copëtimin e territorit të Kosovës.

Këtë objektiv beson se ka presidenti i Serbisë sipas sociologut Ibrahim Berisha.

Vuҫiҫ shfaq qëllime të pandershme për marrëdhëniet me shtetin e Kosovës dhe fatin e saj.

Berisha aludon se ish-kryeministri serb duke inkorporuar Asosacionin e Komunave Serbe brenda territorit të Kosovës, një metodë "demokratike" e zgjidhjes së problemit të komunitetit etnik serb në Kosovë do të legjitimojë ndarjen e territorit nga ana e Serbisë.

"Ai nuk flet për shtetin e Kosovës, por për një pjesë të Serbisë në Kosovë, i cili sipas konstruktit politiko-administrativ të Beogradit, formalizohet përmes Asociacionit si hap i fundit për copëtimin territorial të Kosovës”, ka thënë Berisha në një status në Facebook.

Ky plan gjeopolititik shovinist serb favorizohet dhe nga kriza e brendshme politike në Kosovë, për shkak të krisjeve brenda koalicioneve qeverisëse, ndërrimit të shpeshtë të qeverive etj., kanë prodhuar paqëndrueshmëri politike dhe mungesën e rendit të duhur politik.

Për Berishën, Serbia po shkel hapur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ndaj Kosova duhet të reagojë menjëherë ndaj këtyre qëllimeve që qëndrojnë në prapaskenë të dialogut Kosovë-Serbi.

https://www.facebook.com/ibrahim.berisha.92

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull