TUNIZ - Gratë tuniziane që kanë shkuar në Siri për “xhihad seksual”  duke iu shërbyer militantëve islamikë, të impenjuar në konfliktin kundër regjimit të Bashar al Assad janë kthyer në atdhe shtatzëna.

E ka konfirmuar sot ministri i Brendshëm, Lofti ben Jedou përpara Ansamblesë kombëtare, bën të ditur TM News.

 
"Kanë raporte seksuale me 20, 30, 100" ushtarë, ka saktësuar ministri dhe “kthehen në atdhe shtatzëna”.
 
Ben Jeddou nuk ka saktësuar sa janë në numër gratë tuniziane të rikthyera në atdhe me fëmijët e ushtarëve apo sa kanë qenë gjithsej në Siri, por mendohet se ato janë me qindra, sipas medieve muajt e kaluar. "Xhihadi i seksit" lejon lidhje seksuale jashtë martese me më shumë partnerë dhe quhet nga disa eksponentë salafitë si një formë legjitime e luftës së shenjtë.
 
Janë me qindra edhe burrat tuniziane, të cilët i janë bashkuar xhihadistëve të impenjuar në Siri kundër regjimit, ka theksuar ministri, duke shtuar se marsin e kaluar qeveria ndaloi rreth 6000 të rinj, që donin të shkonin atje.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)