UEFA vazhdon që t’i bëjë jehonë suksesit të Shqipërisë në kampionatin Europian dhe yjeve që e dërguan në elitën e Euro 2016. Në një shkrim me titull “Yjet e Euro 2016, Lorik Cana i Shqipërisë”, UEFA vlerëson paraqitjen e kapitenit të kuqezinjve për formën e mirë dhe inkurajimin e grupit duke e cilësuar absolutisht lojtarin më të rëndësishëm të Kombëtares, për kontributin në fushë, por edhe si lider në dhomat e zhveshjes.
UEFA thekson se mbrojtësi i lindur në Prishtinë është në rrugën për t’u bërë lojtari i parë në historinë e Kombëtares që mund të arrijë kuotën e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen. Lorik Cana ka debutuar në një miqësore me Kosovën, por debutimi në një ndeshje zyrtare shënohet në humbjen 3-2 përballë Zvicrës më 11 qershor të vitit 2003.
Deri më tani ka bërë 89 paraqitje për Kombëtaren duke shënuar një gol. Cana nisi karrierën si mesfushor shkatërrues, mirëpo u rikthye në mbrojtje për të mbuluar hapësirat që u krijuan pas largimit të Besnik Hasit në vitin 2007. Kosovari i lindur në Gjakovë thekson UEFA ka luajtur në kampionatet më të forta në Europë nga Anglia,Italia,Turqia e Franca.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com