"Zonja e vjetër" arrin marrëveshjen
me sulmuesin kolumbian Falcao

"Zonja e vjetër" arrin marrëveshjen<br />me sulmuesin kolumbian Falcao
Juventusi ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Monacos, Radamel Falcaon. Sipas “Gazzetta dello Sport” sullmuesi kolumbian duket se është i vendosur që të largohet nga Monaco për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian.
 
Kampionët në fuqi të Italisë thuhet se janë afër transferimit të ish yllit të Atletico Madridit, i cili kërkohet edhe nga Liverpool e Real Madrid.
 
“Zonja e Vjetër” tani duhet të arrijë marrëveshje edhe me klubin francez, Monaco për ta bërë të vetin kolumbianin.
 
Lojtari është i gatshëm të reduktojë rrogën në mënyrë që të transferohet në Torino.
 
Falcao me Monaco ka kontratë deri në vitin 2018, por duket se shumë shpejt lojtari do të ndahet nga klub francez, dhe sipas të gjitha gjasave, destinacionin i tij i ardhshëm është Juve.  
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale