TIRANE - Një letër e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për pakënaqësi ndaj gjyqtarit të Vlorës Laurent Fuçia, ka nxjerr në pah një tjetër problematikë në këtë gjykatë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, të cilit kjo letër i ishte nisur për dijeni, thotë se ka informacione që në gjykatën e qytetit bregdetar ka sjellje joprofesionale.
Po ashtu, Manjani paralajmëroi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të bëjë inspektim të përgjithshëm në Gjykatën e Vlorës, veç verifikimeve që do të nisin për veprimtarinë e gjyqtarit Fuçia.
“Qëllimi i inspektimit është vendosja e gjykatës në rrugën e paanësisë. Zotërojmë të dhëna për sjellje joprofesionale në Gjykatën Vlorë", është shprehur Manjani.
Këtë të shtunë ministri Tahiri i dërgoi një letër kreut të Shtetit Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD-së, për dijeni dhe ministrit Manjani, ku kërkonte të merreshin masa dhe të kryheshin verifikime ndaj gjyqtarit Laurent Fuçia pasi përmes një vendimi të dhënë kishte lënë të lirë një të arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Ky veprim - thoshte Tahiri në letër, dekurajon oficerët e policisë që i arrestojnë ata dhe largojnë besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com