VIDEO+FOTO/ Qëllohet me thikë në qafë lideri i opozitës në Korenë e Jugut

VIDEO+FOTO/ Qëllohet me thikë në qafë lideri i opozitës në Korenë e Jugut

Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-Myung, i plagosur nga goditja me thikë në qafë

Lideri opozitar në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, është therur me thikë në qafë nga një person i paidentifikuar, teksa ai po vizitonte qytetin juglindor Busan më 2 janar, tha policia.

Lee, 59 vjeç, udhëheq partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike. Pas sulmit, ai mori trajtim mjekësor në Busan dhe më pas u dërgua në një spital në Seul për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Polica dhe zyrtarët e emergjencës thanë më herët se ai pas sulmit ishte i vetëdijshëm dhe se gjendja e tij nuk ishte kritike, por gjendja e tij e saktë shëndetësore ende nuk dihet.

Sulmi ndodhi kur Lee po ecte përmes një turme gazetarësh dhe qytetarësh, pas një turi në një vend ku pritet të ndërtohet një aeroport i ri në Busan. Sulmuesi iu afrua atij, duke i thënë se dëshironte t’i merrte një autograf, dhe më pas e theri në qaf dhe u largua, tha zyrtari policor në Busa, Sohn Jea-han, gjatë një adresimi televiziv.

Sohn tha se zyrtarët e Partisë Demokratike që gjendeshin pranë liderit opozitar e kapën sulmuesin dhe më pas policia e arrestoi atë. Ai tha se 41 zyrtarë policorë u dislokuan në zonë për të kontrolluar turmën dhe për të menaxhuar trafikun.

Në pamjet televizive, Lee u shfaq me sy të mbyllura i shtrirë në tokë, përderisa një person i kishte vendosur një shami në qaf për t’ia ndalur gjakun. Një dëshmitar tha se Lee ka humbur shumë gjak. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video që shfaqin të dyshuarin, i cili kishte të vendosur në kokë një kurorë prej letre ku shkruhej “Unë jam Lee Jae-myung”. Në pamjet e shpërndara shihet se si sulmuesi ndiqet nga disa persona, përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Sohn tha se sulmuesi, rreth 67 vjeç, u tha hetuesve se e kishte blerë online thikën prej 18-centimetrash, me të cilin e kreu sulmin. Ai tha se policia ende po heton motivin e sulmit.

Partia Demokratike e Lees e cilësoi incidentin “sulm terrorist ndaj Lees dhe një kërcënim serioz për demokracinë”. Kjo parti i bëri thirrje policisë që të kryejë një hetim të mirëfilltë dhe të shpejtë.

Zyrtarët në spitalin në Busan, ku Lee mori ndihmën e parë, thanë se dyshojnë se atij i ishte dëmtuar një venë dhe shprehën shqetësime për sasinë e madhe të gjakut të humbur. Por, ata nuk pranuan të tregonin gjendjen e saktë shëndetësore të liderit opozitar.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shprehu shqetësim të thellë për gjendjen shëndetësore të Lees dhe urdhëroi autoritetet që të hetojnë këtë rast, duke shtuar se dhuna e tillë nuk duhet të tolerohet.

Lee më 2022 kishte humbur garën presidenciale ndaj Yoon. Sondazhet e fundit thonë se Lee dhe rivali i tij kryesor konservator, Han Dong-hoon, janë dy personat më favorit për të marrë postin e presidentit, pasi t’i përfundojë mandati presidencial Yoonit më 2027./ REL

Lideri opozitar jugkorean, Lee Jea-myung pas sulmit me thikë.

 

 

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)