Qëllohet në kokë me sende të forta dhe lihet në mes të rrugës, 52-vjeçari me helikopter drejt Tiranës

Qëllohet në kokë me sende të forta dhe lihet në mes të rrugës, 52-vjeçari me helikopter drejt Tiranës

Një 52-vjeçar u gjet i plagosur në aksin rrugor Sarandë - Borsh, pranë fshatit Volloder të Himarës. Nikoll Kola, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Gjashtë të Sarandës u gjet në anë të rrugës, larg banesave.

Ai ka fraktura të rënda në kokë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, 52-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për të mësuar se si ka mbetur i plagosur rëndë 52-vjeçari, por parapraksiht dyshohet që ai të jetë qëlluar me sende të forta në pjesën e kokës.
 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?