Një 39-vjeçar nga qyteti i Korçës ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me armën gjahu të cilën e kishte pa leje, në drejtim të një banesës së një personi me iniciale D.K.
Denoncimi u bë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit personi që 39-vjeçari me iniciale E.A., pasi kishte qëlluar me armë zjarri, po lëvizte nëpër qytet duke e mbajtur atë me vete.
Pas arrestimit atij iu sekuestrua arma e gjahut tip çifte me fishekë.
Komento