Mjafton edhe një mesazh në Facebook drejtuar kryebashkiakut Veliaj dhe zgjidhja e problemit tuaj nuk do të vonojë.
 
Një fakt i tillë e ka provuar edhe një qytetar i cili i ka shkruar në Facebook Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për semaforët pranë Ministrisë së Jashtme, duke i kërkuar që të rregullohen për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, por dhe të këmbësorëve.
 
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreut të Bashkisë, i cili ka dërguar menjëherë grupet e punës për të zgjidhur këtë problem.
 
Veliaj i ka kthyer përgjigje qytetarit ku përmes një fotoje dallohet qartë se problemi është zgjidhur me shpejtësi nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Përgjigja e Veliajt
Përgjigja e Veliajt

dy.b/shqiptarja.com