Qytetarët dhurojnë gjak, Meta në Konispol: Komunitet i solidaritetit dhe harmonisë njerëzore
Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot në Konispol, aty ku qytetarët i janë bashkuar nismës për të dhuruar gjak. Meta ka thënë se kjo bashki është simbol për solidaritetin njerëzor.
Presidenti Ilir Meta në Konispol
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi sot Bashkinë më jugore të vendit, Konispolin, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij dhe të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”. Presidenti Meta i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, zoti Shuaip Beqiri morën pjesë në procesin e dhurimit të gjakut nga qytetarë të shumtë, veçanërisht të rinj e të reja nga Konispoli, të cilët në mënyrë vullnetare iu bashkuan fushatës ndërgjegjësuese të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Presidenti i Republikës pasi iu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij u shpreh se:
“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që të jem sot në Bashkinë e Konispolit, në bashkinë më jugore të vendit, por dhe një bashki e veçantë për të gjithë vlerat e trashëguara historike, kulturore, arkeologjike dhe mbi të gjitha njerëzore. Një bashki simbol i bashkëjetesës, harmonisë dhe solidaritetit të qytetarëve me njëri-tjetrin.
Sot edhe një bashki e cila ka zgjedhur të kontribuojë në “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, duke ftuar jo vetëm punonjësit e saj, por dhe qytetarët e Konispolit për të dhuruar gjak. Kjo merr vlerë të veçantë sot, që është një ditë pushimi, çka tregon se qyteti i Konispolit ka një komunitet jashtëzakonisht solidar e njerëzor, i gatshëm për të sakrifikuar edhe disa momente pushimi në emër të një kauze jashtëzakonisht humane. Mbi të gjitha duke dhuruar një ‘gjak shumë cilësor’ me vlera të veçanta, për shkak të klimës së kombinimit perfekt këtu, të jodit me oksigjenin", - u shpreh Presidenti.
“Me këtë rast, - theksoi Kreu i Shtetit, - duke falenderuar Kryetarin e Bashkisë, i cili është mjaft i angazhuar në këtë proces, jo vetëm si kryetar i bashkisë, i këtij komuniteti, por njëkohësisht edhe si mjek, dua t’i uroj të gjithë banorëve të Konispolit, sukses gjatë këtij sezoni të rëndësishëm, edhe për turizmin, edhe për bujqësinë!
Presidenti Ilir Meta në Konispol
Konispoli njihet në të gjithë Shqipërinë për prodhimet e shkëlqyera bujqësore dhe blegtorale duke qenë një nga bashkitë më të njohura e më të suksesshme në këtë drejtim.
Do t’i ftoja të gjithë ta vizitojnë sa më shumë Konispolin, pasi vërtetë është një bashki e mrekullueshme, me një klimë të jashtëzakonshme, me produkte mjaft cilësore dhe mbi të gjitha me një komunitet të shkëlqyer, i cili ëshë shembulli i solidaritetit.”
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34