Qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme iu bashkuan sot aksionit kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”.  Bashkë me Bashkinë e Tiranës, ata kanë ndihmuar në heqjen e mbeturinave në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zonat rurale për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm dhe më të bukur.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm për të mbajtur pastër mjedisin.

E gjithë Bashkia Tiranë e qytetarët model në aksionin kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”. Por tani është e rëndësishme ta mbajmë pastër përditë, të mos ndotim vendin është sot thirrja më e madhe patriotike e kohëve modern.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Ora 19:53
FOTO/Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin