PRISHTINË - Nga qershori i vitit 2013 dhe deri në dhjetor të vitit 2014, në departamentin për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 185 ankesa.
Sipas KosovaPress, kjo tregon se pak qytetarë janë të informuar se ekziston një numër ku ata munden të drejtohen për mbrojtjen e tyre.
Mbrojtja e konsumatorit paraqet një nga prioritetet kryesore që lidhet drejtpërdrejtë me të drejtat njerëzore dhe humane të çdo qytetari, ndaj rruga drejt realizimit të këtyre të drejtave për konsumatorët mbart shumë sfida dhe probleme, që duhen adresuar dhe tejkaluar bashkërisht me institucionet përkatëse.
Të gjitha këto konkludime dolën nga tryeza e rrumbullakët që u organizua sot nga KADC, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë lidhur me këtë çështje.
Me këtë rast, Florina Berisha nga organizata KADC, tha se tryeza është organizuar për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e të drejtës së tyre si konsumatorë dhe informimin sa më të mirë të tyre.
Berisha tha se, në këtë aspekt qytetarët janë shumë pak të informuar për të drejtat e tyre./ATSH/
/Shqiptarja.com