Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përgënjeshtruar një foto të publikuar në media të ndryshme se gjatë riatdhesimit të shqiptarëve drejt vendit tonë ka mbingarkim të kapaciteteve aq sa disa qëndrojnë në këmbë duke mosrespektuar distancën fizike. MIE shprehet se këto janë lajme dezinformuese me qëllim që në fakt vetëm rrisin panikun e qytetarëve me qëllim dhe nuk ndihmojnë askënd në këtë situatë pandemie.

MIE shkruan në njoftimin e saj se avionët e 'Air Albania' në  fluturim ka në bord aq pasagjerë sa ka edhe vende të disponueshme me rrip sigurie dhe në disa raste avionët fluturojnë dhe me më pak pasagjerë se kapaciteti maksimal, në varësi të kërkesës.

Këto abuzime me dezinfimimin janë të patolerueshme njofton Ministria e Infrastrukturës dhe për këtë do të ketë një argument të fortë ligjor në ditët në vijim që ata individë apo portale që abuzojnë me dashje do të përballen me drejtësinë.

"Çdo fluturim ka në bord aq pasagjerë sa ka edhe vende të disponueshme me rrip sigurie dhe në disa raste avionët fluturojnë dhe me më pak pasagjerë se kapaciteti maksimal, në varësi të kërkesës. Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga numri i pasagjerëve që kalojnë pikën kufitare të Rinasit dhe vendeve të disponueshme sipas tipit të avionit, ndaj mund të kthehet në ditët në vazhdim në një argument të fortë ligjor, për t'u përballur para drejtësisë me ata individë apo portale, të cilët abuzojnë qëllimisht prej ditësh me këtë proces jetik, në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19", shkruhet ndër të tjera në njoftimin e MIE.

MIE sqaron dhe foton ku shprehet se ajo është shkrepur gjatë kohës që avioni ka qenë në tokë, kur pasagjerët po akomodoheshin brenda për t'u përgatitur për nisje.

Njoftimi i Plotë i MIE

Në këtë moment kaq delikat, kur vendi dhe bota ndodhen nën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID 19, kur informacionet për publikun duhet të jenë më realiste se kurrë, vëmë re në vazhdimësi tendencën për dezinformim të qëllimshëm, lidhur me transportin e qytetarëve, në kuadër të procesit të riatdhesimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron me përgjegjësi se të gjitha fluturimet e kryera nga Air Albania, për llogari të procesit të riatdhesimit, kryhen në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare të aviacionit. 

Shprehim keqardhjen tonë për fotot e shpërndara në disa gazeta dhe portale, të shkrepura në momentin e akomodimit të pasagjerëve në bord (pra kur avioni ndodhet në tokë) duke pretenduar se pasagjerët kanë udhëtuar në këmbë.

Çdo fluturim ka në bord aq pasagjerë sa ka edhe vende të disponueshme me rrip sigurie dhe në disa raste avionët fluturojnë dhe me më pak pasagjerë se kapaciteti maksimal, në varësi të kërkesës.

Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga numri i pasagjerëve që kalojnë pikën kufitare të Rinasit dhe vendeve të disponueshme sipas tipit të avionit, ndaj mund të kthehet në ditët në vazhdim në një argument të fortë ligjor, për t'u përballur para drejtësisë me ata individë apo portale, të cilët abuzojnë qëllimisht prej ditësh me këtë proces jetik, në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për të gjithë ata, që shprehin shqetësim për distancimin social në avion, ju informojmë dhe njëherë se gjatë transportit me avion, apo me autobus, për në strukturat karantinuese, janë përdorur kapacitetet maksimale të mjeteve transportuese, pasi të gjithë qytetarët e riatdhesuar karantinohen për 14 ditë.

Është e patolerueshme, fushata dezinformuese për procesin e riatdhesimit dhe abuzimi me foto e video, që nuk i përkasin momentit të fluturimit.

Bëjmë thirrje për seriozitet dhe përgjegjshmëri, pasi dezinformimi nuk ndihmon askënd në këtë situatë pandemie, përveç krijimit të panikut e konfuzionit, me dashje.

Foto gjatë akomodimit në avion të të riatdhesuarve, për të cilën u tha se qytetarët udhëtojnë në këmbë