Qytetarët në Lezhë Ramës: Je Zoti i dytë, të dua fort/ Kryeministri: Të parin e sajdisa se ka kaluar nga djathtas-majtas!

Gjatë llogaridhënies në Lezhë, kryeministri Edi Rama u përball me pyetjet e disa qytetarëve, të cilët nuk ngurruan edhe ta komplimentonin.

Kreu i qeverisë nuk ngurroi edhe të debatonte me disa burra, duke u kërkuar që t’i linin fjalën fillimisht grave.

Rama: Parimi im është se duhet parë një here kush ngre dorën. Radhën e kanë gjithnjë në fillim gratë. Nëse ka një grua apo një vfajzë që ka këkruar fjalën, e merr fjalën para teje, kështu që lëje mikfrofoinin.

Qytetari: Para 9 vjetësh jemi takuar bashkë, populli ka shumë halle.

Rama: Lëre popullin, flit ne emrin tënd.

Qyetetari: Për njeriun është Zoti në qiell dhe qeveria në tokë, që jeni ju Zoti i dytë. Për shumë probleme ju shfajësoj. Nuk ndjeva asnjëherë duke diksutu por fshatin, për buqjësinë, për pastrimin e kanaleve. Për qumështin që nuk e dimë ku e japim, e japim dhe nuk marrim lekë. Edhe shëndetësia nuk është falas. Mbase është për ju, për popullin, qytetarin është me lekë dhe lekë shumë, ndryshe vdes. Edhe për arsimin, për hesapin tim, shkollat e mesme nëpër fshatra nuk duhet të jenë gjimnaze. Shkolla e Gorresë është gjimnaz, dhe jo gjithnjë gjimnazistët shkojnë në shkollë të lartë. Pse të mos bëhen shkollat e fshtrave profesionale, sepse profesionistat janë në shtëpi dhe të paaaftët janë në punë. Je kryeministri i 9-të në jetën time, por pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.

Rama: Kjo punë ka një kosto familjare, shpirtërore, fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe mbi supe që po nuk e provove nuk e kupton. Është e drejta jote që të mendosh që të gjithë këtë punë e bëjnë se i shohin atë që i bën ti me dorë.

Në Shqipëri, ka qindra e mijëra histori suksesi në fshat. Historia e suksesit në fshat është e lidhur e para me mendjen dhe e dyta me vullnetin për të bërë gjënë e duhur, duke u nisur nga mendja. Suksesi arrihet me bashkim. Nëse dje bëhej mbi ideoloogjinë, sot duhet bërë duke u bashkuar mbi interesin. Jo të bashkojmë tokat si koperativat.

Rama qytetarit që kërkon të marrë fjalën: Pse bërtet? Atë tjetrin  sajdisa se ka kaluar nga djathtas majtas, por ty që ke qenë gjithnjë i majtë nuk të sajdis aq shumë.

Qyetetari: Z. Kryeministër, në dijeninë tuaj, ka ndonjë vend anëtarë të Natos që nuk i trajton ish-suhtarakët me status të veçantë? 134 mijë lekë marr unë si ish ushtarak.

Pyetja e dytë, ju thatë na jepni timonin se do ta çojmë tepsinë e pushtetit në skrap. U bënë 6-7 muaj, pres nga juve një përgjigje a është bërë kjo? Bëtë mir që falët për rrugën e Kukësit. Pse këtë punë që u bë atje, që u la të shkatërrohej edhe prona, të konfrontoheshin me biznesin, kjo administrata juaj pse duhet të dilni vetëm ju në takime e televizore, a keni administratë ju, apunon ajo?  Po ma sqarove këtë je i nderuar dhe të du fort.

Rama: Nëse dal unë, s’dpo të thotë që nuk dalin edhe të tjerët, por varet çfarë jep televizori.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mazllemi: 08/05/2018 01:59

    BRAVO QYTETARI QE JA FUTI KEMBET RAMES NE NJE KEPUCE. BRAVO E RANDESISHMJA NGA KY DJOLOG ISHTE SHPARAFYTYRIMI I MIMIKES SE DIKTATORIT RAMA QYTETARI THA RALITETIN KU I SHKELI NE KALLO RILINDJEN E HAJDUTIT BEQJA ME BRIGADJERIN RAMA

    Përgjigju
  • BABKA FAHRI "GJARPERI NEN GUR": 07/05/2018 22:45

    Veç djali im Balliu i II-TE i jep dum ketyre puneve qe thote ai fshatari. Djali im ka stujuar ne Londer, ndaj dhe nuk di shqip mire.

    Përgjigju
  • MEKANIKU: 07/05/2018 20:36

    QYTETARI NGA F.KUQJA QE KA MARRE FJALEN ESHTE ROB ZOTI-KEMI PUNUAR BASHKE RRESPEKT DHE PERSHENDETJE NESE E LEXON-20 VJET QE SE KAM TAKUAR.KA SAJUAR MOTORRCIKLETEN NE VITET ME SHPIKJET E VETA NE KOHEN E DIKTATURES.

    Përgjigju
  • Veliu Kamez: 07/05/2018 20:31

    Lere cthote ky, ky do nardin ose xhelalin te bejne serumin me koke poshte

    Përgjigju
  • Alda: 07/05/2018 20:30

    Zoteria duhet ta kuptoj mire kete punen e shendetesise fala se eshte bere shume e pakuptueshme kjo, nderkohe qe e verteta qendron ndryshe. Keta po spekulojne me kete shendetesine falas nderkohe qe premtimi real nuk eshte ky qe thote ky qerosi. Shendetesia falas eshte nje proces

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin