Vettingu/ Rama: Gjykatësit e Prokurorët rrugëve, po i luten Zotit!

Në kuadër të fushatës për llogaridhënien publike të ndërmarrë nga shumica socialiste, kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë folën sot përpara qytetarëve të Lezhës.

Kryeministri Rama i kushtoi një pjesë të fjalës së tij taksave, duke këmbëngulur se qeveria e tij ka ngritur fare pak taksa, ndërkohë që i ka ulur ato për 97% të qytetarëve.

Lidhur me procesin e vetingut, Rama tha se ky proces do kohë, por sipas tij prokurorët dhe gjyqtarët e përjashtuar deri tani nga sistemi, kanë ngelur rrugëve dhe po i luten Zotit që të mos thërriten që të japi llogari.

PS qeveris me njerëzit e zakonshëm, me një aleancë që ka shumë potemncial dhe që ne bëjmë çmos që ta formëzojmë si një aleancë të mirëfilltë pushteti. Për këtë ne kemi ndërtuar edhe nja instrument të ri në dorën e çdo qytetari dhe njeriu të zakonshëm, për të bashkëpunuar direkt me qeëverinë, për zgjidhjen e një halli me administratën, për nisma në komunitte. Për interpelancë me mua ose ministrat dhe ky instrument çon te platforma shqiperia.al, që vazhdoj tua sugjeroj të gjithëve që ta përdorin, për të gjetur zgjidhje, në vend që të vënë dorën në xhep për të dhënë ryfshet për një shërbim që u takon me ligj. Kemi shumë raste që tregojnë se kjo funksionon. Kemi rreth 1 ,mijë çështje çdo muaj, dhe kemi qindra zgjidhje për taste që lidhen me administratë në platformë. Përveçse zgjidhen problemet e njerëzve, çdokush që shkruan në platformë merr përgjigje brenda 10 ditësh. Në rast se zgjidhja nuk merret brenda 10 ditësh, qytetari informohet se zgjidhja do të kërkojë dhe pak kohë. Pasi jepet zgjidhja puna për ne nuk mbaron aty, sepse menjëherë drejtuesi i institucionit, ministri ose ministrja, nis një hetim pse u vonua dhe kush e vonoi zgjidhjen e problemit, dhënien e së drejtës për qytetarin. Kush e vonoi hipotekën, etj.

Ne nuk kemi qëllim që në këtë fushatë të bëjmë një paradë suksesesh. Ky mandat ka një peshë shumë të rëndë dhe ka përgjegjësi shumë të mëdha, për të cilat na duhet një punë shume e madhe që t’i përballojmë me sukses në të gjitha aspektet. Ama është shumë i rëndësishëm komunikimi i drejtpërdrejtë.

Sot shumë njerëz ankohen që janë rritur taksat, por në të vërtetë taksat për 97% të njerëzve të këtij vendi janë ulur. Shumica jonë ka rritur vetëm dy taksa, atë për kompanitë e mëdha, ndryshe nga çfarë thuhet se jemi më ranë të mëdhenjve se të vegjëlve, dhe kemi rritur dhe taksën e karburantit. Dhe natyrisht dhe taksën për të gjithë ata që kanë një rrogë që është mbi 60.000 lekë. Për gjithë të tjerët, taksat janë ulur. Biznesit të vogël taksa i ëhstë bërë zero për xhiron nga 0 deri në 50 milionë në vit, dhe 5 përqind nga 50 deri në 80 milionë të vjetra në vit, ndërkohë që e kishin 10 përqind taksën.

Kush mendon se janë rritur taksat, është mirë të merrte fjalën dhe të thoshte se çfarë takse i është rritur. Taksa për duhanin s’mund të ankohet njëri, sepse është e qllmishme. Lër duhanin dhe e ke zëro. Vërtet e kemi rritur taksnë e karburantit. Në mandatin e parë ishim në një situatë e rrezikshme si vend. Kur Saliu e thoshte se ju pret skenari grek, e dinte se ishim të këcënuar sepse kishte lënë një humnerë të madhe borxhesh dhe kur thirrëm FMN për të shuar çdo vatër të mundshme zjarri, FMN na tha ulni rrogat dhe pensionet më 2013. Ka qenë një fazë pas krizës financiare që hsukë vend eprekën rrogat dhe pensionet. Ne refuzuam t’i ulim rrogat dhe pensionet dhe nga ana tjetër ishim të vendosur që e para të ulnim taksat mbi rrogën për të gjithë ata që marrin nën 60.000 lekë hde të ulnim taksat e biznesit të vogël. Por ku do t’i gjenim ne paratë? Preferuam të rrisim taksën e karburantit në vend të të tjerave. E para sepse çmimi i karburantit ishte në rënie në pikiatë. Mos të ngatërrojmë faturat e dritat dhe të ujit me taksat, ato nuk janë taksa, por detyrime për mallin që konsumon.

Edi Rama për platformën e bashkëqeverisjes dhe taksat

S’po shkon njeri në burg?

Kush ta çojë në burg, gjykatësit që janbë vënë atje pikërishtr që të mos çojnë në burg ata që i kanë vënë aty. Rëndësi ka që ti mos të na prekësh ne, se t’i i rrjep njerëzit ëhstë puna joter. Procesi i vetingut nuk është fundi, është vetëm fillimi. Procesi është për të pastruar sistemin, ai sistem i pastruar, me gjykatës dhe prokurorë më integritet do merret më të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri.

Edhe ndërtimi pa leje do ca kohë, po një shtet iu tërë me institucione e me pushtete të ndara, si u bëka sa hap e mbyll sytë. Ne morëm rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE. Kush mund ta merrte tjetër? Po vetingun kush mund ta bënte tjetër? Askush tjetër! Kemi hapur rrugën për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Kujt ja ka pritur mendja se ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar të mbeteshin rrugëve dhe tani po luten o Zot ishalla nuk po vinë të më thërrasin për të dhënë llogari. Se do vijë dita dhe t’i thërrasin. Kujt ia priste mendja se do ndodhte kjo? Askujt, ja pra që u bë realitet!.

Edi Rama për vettingun

 

Në një intervistë të dhënë më vonë për televizionin lokal Tv Lezha, Rama u shpreh se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm PS synon t’i fitojë edhe bashkitë e Lezhës dhe të Shkodrës.

Lidhur me kryetarin e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj që është nën arrest shtëpie lidhur me skandalin e pronave në Lezhë, Rama shprehu keqardhje dhe tha se ka patur bashkëpunim të mirë me të, por tha se ai duhet t’i nënshtrohej procesit të thellë gjyqësor deri në fund.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ida: 08/05/2018 17:01

    Gjyqsorin po e gadit vetingu.., politiken e sidomos qeverine e ke ti Rame ne dore, ndryshoje vur te ndershem, po i ndryshon Trampi pa mbushur muajin..., ti ke drejtor e Administratore mbi 5 vjet, keto nivele koruptojne edhe te tjeret.

    Përgjigju
  • Populli: 08/05/2018 09:19

    Sikur Jezu Krishti dhe Mihamedi a.s. te ngjallen dhe ti bekojne s'ka det dhe oqean qe ti laje nga gjynahet qe i kane bere ketuj populli keta kriminele me toga te zeza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë