Qytetarët 'nuk i ndahen' diellit, plazhi i Vlorës i preferuar edhe në nëntor

Temperatuarat e ngohta dhe me diell kanë bërë që edhe në nëntor në plazhin e Vlorës të ketë pushues. Janë disa banorë të cilët vijojnë të bëjnë banjo dielli e të lahen në ujërat e detit, që vijojnë të kenë temperatura mjaft të favorshme për t'u larë. Pushuesit shprehen se temperaturat janë ideale për të bërë banjo dielli dhe nëse kjo ngrohtësi do të vijojë ata do të vazhdojnë të bëjnë plazh.

"Uji është si në korrik, pasi siç mund ta shikoni, po të shikoni edhe grafikun e temperaturave, gjithë ditën ka qenë 25-27 gradë celcius. Rrallë ka kaluar nën 20 gradë. Kështu që uji, edhe kur fillon dhe bie nën 20 gradë temperatura, do kohë që të ftohet", u shpreh për Report Tv njëri prej pushuesve. 

"Deti ka një temperaturë të pranueshme. Mendoj që plazhi është goxha i këndshëm në këtë kohë", tha një tjetër pushues.

Bregdeti i Vlorës, sidomos gjatë fundjavës popullohet mjaft nga banorë të Vlorës, dhe jo vetëm, të cilët bëjnë plazh nën temperatura mjaft të larta. Vlora tashmë është kthyer në destinacionin kryesor dhe më të vizitueshëm për turistë nga vende të ndryshme të Europës, dhe jo vetëm, të cilët e vizitojnë në çdo stinë të vitit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT