Qytetarët protestojnë: Mos ndërtoni nën digën e Liqenit Artificial


TIRANË, 28 shkurt/ATSH-Z.Tosku/ - Sikurse kishin paralajmëruar, te shtunën kane vijuar protestat para Kryeministrisë dhjetra qytetare për ndalimin e ndërtimeve tek diga e Liqenit Artificial në Tiranë.
Sipas qytetarëve, nën digë është kategorikisht e ndaluar të bëhen ndërtime të çfarëdo lloji qofshin ato.
Për nismën "Qytetarët për parkun" , ata kujtuan se çfare ndodhi në Tiranë në 2004 me hapjen e derës shkarkuese tek Diga e Liqenit. Kjo është arsyeja që në "Ligjin Ndërkombëtar Humanitar" thuhet se digat konsiderohen "Instalime që përmbajnë forca të rrezikshme" dhe kjo është sanksionuar edhe në Aktin e Gjenevës qysh në vitin 1898.
"Ne nuk jemi kunder pronarëve, por kunder ndërtimeve. Pas kësaj proteste ne kemi marrë një vendim të rëndësishëm, që do të jete surprizë për të gjithë qytetin", u shpreh Eljan Tanini, nje prej protestuesve. Ndërsa nje tjeter qytetar, Kujtim Gjuzi, i bëri thirrje autoriteteve të reagojnë.
"I nderuar Kryeministër dhe President, kryetar i Bashkisë së Tiranës,  merni masat e nevojshme, për të mos betonizuar Tiranën, parku i takon fëmijëve tanë, na takon edhe ne që kemi shëtitur në atë parqe. Parku i Liqenit është i vetmi që kemi, parku është i qytetit jo i shtetit", u shpreh Gjuzi. /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror