VËZHGIMI i REPORT TV në Tiranë: Qytetarët shkelin urdhrin e ri, më shumë se 2 persona në 1 makinë

Ky automjet tip smart 2 vendësh (shiko videon) që qarkullon me 2 persona dhe një fëmijë nuk është i vetmi në kryeqytet që thyen rregullat e karantinës.

Report TV bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore në Tiranë ku u vu re se qytetarët nuk kanë marrë seriozisht urdhrin e kryeministrit Rama për qarkullimin e automjeteve.

Shoferët e autorizuar për të lëvizur me automjetet e tyre private në fashat orare të lejuara mund të marrin në makinë vetëm një person. Ky person duhet të ulet në sediljen e pasme diagonal me drejtuesin e automjeti.

Edhe masat mbrojtëse si maska dhe doreza thuajse janë inekzistente.

Nga ana tjetër edhe për policinë kjo mënyrë qarkullimi me makinë nuk përbën shkelje me efektivët të cilët vijojnë patrullimin dhe kontrollet rutinë vetëm për autorizimet e lëvizjes.

Ndërkohë në 72 orët e fundit kanë munguar edhe ndëshkimet nga ana e policisë sa i takon mosrespektimit të masave për parandalimin e Covid19 ku në 41 ditë shtetrrethimi numri i gjobave për këmbësorë dhe automjete arrinte në 9048.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/04/2020 23:07

    Nuk janë qytetare por fshatarë qe zaptuan dhe shkateruane Tiranen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë