Teksa Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin ku theksohet se ka një rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse, qytetarët tregojnë se janë të detyruar për shkak të kushteve të shpenzojnë më pak. Nga ana tjetër bizneset pohojnë se janë në kufijtë e mbijetesës. 

Shqiptarët po shpenzojnë gjithnjë e më pak, ndërsa bizneset ankohen se me zor po mbijetojnë. Edhe raporti më i fundit i bankës së Shqipërisë tregon se në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas, ekonomia për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri është përkeqësuar. Treguesi i ndjesisë ekonomike ka rënë me 3.9 pikë sipas vrojtimit të besimit për konsumatorët dhe bizneset. E ndërsa shifrat tregojnë rënie qytetarët tregojnë se muajt e fundit po shpenzojnë më pak

“Unë marr 100 mijë lekë të vjetra në muaj ilaçe, 150 marr pension, nipi dhe mbesa duan ti qerasim dhe nuk ngelet gjë për mua. Portofoli im është bosh.

Ka ndryshuar, sa vjen dhe më keq po bëhet.
Shikoj që dita ditës vetëm sa po përkeqësohen gjërat, ekonomia ka rënë”, ankohen qytetarët

Edhe për bizneset situata ekonomike ka ndryshuar gjatë muajve të fundit të 2017. Të pyetur nga Report Tv për nivelin e shitjeve, atë pohojnë se shitjet kanë rënë ndjeshëm dhe po hasin vështirësi deri në mbijetesë.

“Uji është i vakët, nuk po ngrohet akoma, megjithatë unë jam artist rruge, dikush më vlerëson dikush jo. Çdo ditë puna është në rënie, nuk është ajo punë që ka qenë më përpara, si para disa vitesh.
Blejnë më pak se më para, si në ushqime dhe veshje.
Ne ngrihemi që në 2 të natës, rrimë 16 orë në punë dhe nuk del asgjë”, shprehen bizneset.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com