TIRANË- Disa qytetarë janë dëmtuar nga një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili thotë se policia ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve, por po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë.
Rama u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë marrë mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.
‘Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.- shkruan Rama.
Kreu i qeverisë nuk bën të ditur se kujt rast i referohet, por rasti i fundit dhe më i përfolur për mashtrime në emër të personazheve publike është Florian Gjergji.
Florian Gjergji i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet që skemën dhe njerëzit i drejton nga Gjermania, ka shfrytëzuar emra të rëndësishëm politikanësh për të marrë para nga biznesmenë të ndryshëm, por në pjesën më të madhe skema e tij është nuhatur dhe policia ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor, 12:54
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Festat e fundvitit, shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës! Bonus dhe për administratën
25 Dhjetor, 11:17
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
Me mire te na mashtrojne me sns dhe na vjedhin ca lek keta se ti me sektin tend qe nuk late gje pa grabit ne kete vend. Del e na ben sikur te vjen keq pwr kte milet. Me mire keta se ti.
PërgjigjuMashtrim eshte,por ama mashtruesit e dine qe shume zyrtare te larte keshtu veprojne.E harruat Meten qe i kerkoi ne telefon tere ato para atij Ismilatajt,a si quhej qe beri burg per ceshtjen Cez-Dia,harruat arken me peshk,qe shume mire mund te kishte qene ne cash,harruat njerezit e drejtesise qe i dogji Vetingu?! Sikur te kontrollohej cdo telefon e cdo E-mail zyrtari e politikani,sikur te kontrollohej cdo tender e cdo PPP,do t'a kuptonit ku e gjejne frymezimin per kete skeme mashtruesat ordinere.
Përgjigjuune jetoj ne gjermani nje kengetar shqiptar me kerkoi 250 euro ne messenger se gjasme i duheshin per nje koncert ne amerik .Ne fillim i besova por me vone thash ky mua nuk me njeh.I telefonova dhe me tha nuk kam kerkuar une asnje leke eshte mashtrim
PërgjigjuPo i ashtuquajturi shtet a mund te beje dicka?
PërgjigjuPo mir mer daj, kto "biznesmenat " qe I kon nga 100 mije euro gati per tja dhon Balles, do pyten na i her si dhe pse i paskan kto lek kesh ne shpi? Kot per muhabet
PërgjigjuJan duke vjedh leket e korrupsionit qe mer Rama me shok ndaj po i djeg Kryeministrit.
Nëse imitonin numrat e personave publikë, atëherë mund të imitonin dhe personat mashtrues? Këto skema janë si ato kukullat ruse. Babale hesapi.
Përgjigju