Qytetari ankohet për legalizimin,
Rama e surprizon: Ma solli drejtori

Qytetari ankohet për legalizimin,<br />Rama e surprizon: Ma solli drejtori<br>
Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë sot në qarkun e Elbasanit, ku ndodhet së bashku me të gjithë kabinetin qeveritar, ka diskutuar me qytetarët lidhur me ankesat e tyre për çështje të ndryshme.

Duke iu referuar platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët Rama tha se “Janë adresuar në këtë qark shumë probleme të mbartura, nga problemet e vogla në thonjëza, të njerëzve të zakonshëm, por që janë probleme shumë të mëdha, për humbje besimi dhe zhgënjime të mëdha”.

Tani mjaftojnë “3 minuta të regjistrohesh në platformë dhe do presësh 10 ditë dhe menjëherë të vjen përjgigja, u mor ankesa dhe po trajtohet. Dhe brenda afatit ligjor merr përgjigje”.

Rama tha se ka “mbi 5 mijë raste skandaloze të mbartuta në vite dhe janë zgjidhur në një kohë rekord”.

Një qytetar u shpreh se ishte munduar prej 25 vitesh dhe nuk kishte marrë zgjidhje për problemin e çertifikatës së pronësisë. Ai tha se ishte detyruar t’i shkruante platformës së bashkëqeverisjes dhe u gjet zgjidhja brenda dy javësh.

“Ndaj ka ardhur ministrja e drejtësisë në Elbasan, problemet më të mëdha lidhen me pronën, me hipotekat dhe legalizimet. Zonja ministre është përgatitur të thotë disa fjalë për ktë aspekt të procesit të bashkëqeverisjes.

Vetë ministrja Etilda Gjonaj u shpreh: “Numrin më të lartë të ankesave e ka ministria e Drejtësisë, Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Hipoteka dhe Aluzini. Do të ketë masa administrative dhe penale, për abuzuesit me ligjin. Kemi evidentuar rastet e zvarritura. Ndaj do t’iu nxisja të gjithëve që të vazhdoni të shkruani te platforma dhe të adresoni problemet tuaja”.

Kryeministri Rama parlajmëroi zgjidhjen e problemit të pronave, përmes krijimit të “Bashkimit të këtyre zyrave, nuk do ketë më Aluizni, hipoteka, por do të ketë një Agjenci Kombëtare të titujve të pronësisë. Ku në një stacion do trajtohen të gjitha dhe do marrë fund tmerri i pafund, kur shkon te hipoteka dhe ta jep dhe shkon te Aluzini dhe s’ta jep. Në hipoteken e Elbasanitt, unë kam parë dosje pas zgjedhjeve që janë gjendur atje, mbi 4 mijë dosje njerëzish që prisnin të hipotekoheshin pasi ishin legalizuar. Mbi katër mijë, të stivosura si ato bananet, që prisnin që t’u dilnin për zot për çështje që dihen. Kështu do të çmontohet gjithë ai stok i madh dosjesh që ishin aty me vite. Kjo reformë do bëjë që ky të jetë cikël i mbyllur”.

Një qytetar foli për problemin me legalizimin e shtëpisë. “Aplikova që në 2005, ishte qeveria e kaluar, thoshte li numrin e telefonit, erdhi drejtori i ri, arrita ta marr legalizimin, por nisi avazi në hipotekë. Dy vjet shefi urbanistikës thoshte shko në bashki, tjetri shko te hipoteka. Desh theva televizorin kur dëgjova kryeministrin në Berat. Sot më ka marrë në telefon juristja e re, shpresoj ta marr çertifikatën s k ëtu na ka ardhur qumështi i nënës” – u ankua qytetari.

Por në këtë pikë Rama i bëri një surprizë:

“Drejtori ma dha çertifikatën dhe drejtori erdhi me vrap që të mos merrte lirimin nga puna. Ndaj duhet bashkëqeverisja, duhet të ruhemi nga drejtorët, se drejtorët e kanë në terezi, se e hamë unë dhe ti. Se mua s’me bëtet puna e smë beson më njeri, e ty stë bëhet puna” – tha Rama.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset