Tiranë-Policia i ka kthyer çantën një qytetari me 27 mijë euro brenda, që e kishte harruar në një qendër tregtare.
Çanta ka qenë e varur në një karrocë supermarketi dhe është gjetur nga roja i sigurisë së qendrës tregtare.
Pas verifikimeve të bëra nga policia është gjetur edhe personi të cilit i përkiste çanta dhe më pas i është dorëzuar.
'Policia në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare Teg, i dorëzojnë çantën me 27.000 euro qytetarit, të cilën e kishte harruar aty. Mbremë, rreth orës 23:00, security i dorëzon Spz-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj.
Policia pas verifikimeve të bëra, ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës. Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar', njoftoi sot policia.
Po shum mire è kan ber ishalla i ka bo na nje dhurate meqe shteti akoma si ka jalu rrogat.
Përgjigju