Qytetari i shoqëruar në protestën e Berishës, policia: Ishte i sëmurë mendor dhe kishte thikë me vete

Qytetari i shoqëruar në protestën e Berishës, policia: Ishte i sëmurë mendor dhe kishte thikë me vete

1668282229_112.jpg

Protesta e opozitës u mbyll me shoqërimin në komisariat, të një të riu 25-vjeçar nga Lushnja. Uniformat blu bëjnë me dike se i riu është një person me probleme të shëndetit mendor dhe se kishte dhe një thikë me vete. Përveç të riut, policia sqaron se nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar.

"Në lidhje me shoqërimin e një shtetasi, në përfundim të tubimit të ditës së sotme, sqarojmë opinionin publik se: Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të planit të masave, të hartuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cënonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike.Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve", njofton Policia.

Thika e protestuesit 


Lajmi kryesor:

Berisha-Meta mbledhin më pak qytetarë se protesta e 7 korrikut: Rama në burg, po vjedh! Sapo ata ikin protestuesit çajnë kordonin e policisë, pak minuta tensione


B.K./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?