KAVAJË- Kavaja është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ku inspektoi punimet për banesat e prekura nga tërmeti. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri me dije se 1000 banesa individuale do të përfundojnë brenda 31 dhjetorit, teksa pjesa tjetër në muajin maj.
Në këtë takim Rama nuk i kurseu edhe ironitë për kundërshtarët e tij politik, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.
Qytetari: Shkolla po, spitali po, gjithçka perfekt
Rama: Shyqyr një demokrat që numëron tamam, nuk harrove ndonjë.
Rama: Partia s'është mirë
Qytetari: Avash avash
Rama: Ka kohë
Rama pati edhe një bashkëbisedim me një qytetar i cili duket se ishte një socialist i 'thekur'.
Rama: Si je si dukesh?
Qytetari: Zoti mal të bëftë. Ti vjen e na viziton ne dhe lëshon rreze drite.
Rama: Po mbaron shtëpia ë?
Qytetari: Kur të mbarohet të mbarohet. Ti je artist. Unë nuk të tradhëtoj kurrë. Asnjëherë!
Rama: Për Vit të Ri do hyni brenda?
Qytetari: Edhe kurrë mos të hyj brenda, unë nuk të tradhëtoj asnjëherë.
Rama:Po jo mo jo