Një militant i PD që mori fjalën gjatë takimit të Sali Berishës në Mirditë, i tha kreut të PD se 'mbanë shumë servila rreth vetes'.

Një kritikë e pati edhe për deputetin e PD Gjin Gjoni, për të cilin tha se i kanë dhënë vota në zgjedhje dhe ndihen të braktisur.

'Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj.  200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.

Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne. Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë.”, tha ai.', tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha i ‘kundërpërgjigjet’ Salianjit me Foltore në Mirditë: Në kulmin e analizës në PD, pse del anash ti? Takime private për interesin tënd