Qytetari, Nuk më shpronësuan për
shtëpinë. Ja vendimi i qeverisë

Qytetari, Nuk më shpronësuan për<br />shtëpinë. Ja vendimi i qeverisë
VLORË-I kanë prishur shtëpinë me dokumente të rregullta ndërkohë që ishte në emigrim, qytetari denoncon IKMT-në.
 
Denoncimi në Report tv ka ardhur nga Leka Kapllanaj i cili prej 17 vitesh jeton në Itali. Sipas Lekës ai nuk marrë asnjë njoftim për prishjen e objektit.
 
Ka qenë qiraxhiu ai cili e ka njoftuar se shtëpinë po i prishin fadromat. Sikur të mos mjaftojë prishja e shtëpisë e cila ka qenë e ndërtuar konform ligjeve të shtetit shqiptar, ai pretendon se nuk i ka dal as emri në listën e bashkisë për dëmshpërblim nga shteti.
 
Ndërkohë që Lek Kapllanaj thotë se është pronar i shtëpisë dhe i truallit që prej vitit 1930.
 
Ai shprehet se shtëpia e tij u prish sepse nuk kishte të zotin në Shqipëri, ndërsa prishjet janë shmangur për disa shtëpi të tjera të cilat janë në proces shpronësimi.
 
Kapllanaj kërkon dëmshpërblimin për prishjen e shtëpisë pasi vlera e saj arrijnë deri në 9.1 milionë sipas çmimeve të vëna nga shteti, ndërsa vlera reale e saj është shumë herë më e lartë.
 
“Këtu në Skelë ku kam banuar prej gati 30 e ca vitesh, kam pas ndërtuar një shtëpi që tani është shkatërruar me datë 8 maj të vitit 2017. Prishjen e ka bërë IKMT e Tiranës dhe nuk kanë paraqitur asnjë lloj dokumenti që bazon shpronësimet në bazë të ligjit. S’ka dalë as në fletoren zyrtare kërkesa e Ministrisë dhe as VKM. Kanë prishur vetëm shtëpinë time. Në listën e tyre që pretendojnë që janë të thirrur nga Bashkia Vlorë e cila i ka pajisur me një listë provizore. Në shtëpi kam pasur disa pajisje normale që ka shtëpia të cilat gjatë natës së datës 7 janë marrë nga persona që kanë pasur dijeni që këto shtëpi mund të prisheshin. Theksoj që kjo shtëpi është ndërtuar para vitit 1991 dhe me ligjet në fuqi të atyre viteve unë kam bërë njohjen me vendim gjykate të pjesës së parë të shtëpisë në vitin 1992 dhe e kam regjistruar”, thotë Kapllanaj. 

Lek Kapllanaj thotë se IKMT i ka prishur banesën, pa i dhënë mundësinë për të hequr qoftë edhe një orendi të vetme që kishte shtëpi.

Dëmi i shkaktuar është i pallogaritshëm. Ndërsa shteti kompenson vetëm objektin dhe tokën duke mos i marrë parasysh investimet që kanë qenë brenda, pretendon qytetarja.

Por sipas Z. V. R. P. P Vlorë me V. K. M nr 975, kjo pasuri është shpronësuar plotësisht për ndërtesën dhe pjesërisht për truallin.

vlore
Vendimi i Z. V. R. P. P Vlorë

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat